Zbulohet qelia e torturave të hetuesve komunistë ku vdiqën 50 korçarë

22 Tetor 2019, 13:54 | Përditesimi i fundit: 2019-10-22 15:33:36

KORCË - 9 vite torturash deri në vdekje, nga vitit 1945 deri në '54-ën. Në këto vuajtje çnjerëzore të komunizmit kanë kaluar dhjetëra familje aristokratësh korçarë, të cilët janë torturuar me metoda nga më të dhimbshmet në një qeli hetuesie, gjurmët e të cilët janë zbuluar fare rastësisht gjatë restaurimit të ndërtesës që mbante fshehur për vite me radhë kalvarin e vuajtjeve të një populli që u shfaq kundër regjimit. Godina që dikur njihej si Komiteti i Partisë, ndodhur në qendër të qytetit, përballë Katedrales, sot i përket familjes Koçibelli. Punimet për restaurimin e saj, nxorën në pah se bodrumet e saj kanë shërbyer gjatë kohës së diktaturës si qeli torturash dhe hetuesie.

Në muret e ngushta kanë mbetur të paprekura dëshmi të torturave ndaj të dënuarve: mbishkrime, data, emra apo thënie të të dënuarve politikë: "Kush gabon pëson, kush shpreson nuk gabon", është një thënie e shkruar në mur.