Zbulohet vendbanimi 7500-vjeçar në Lin

26 Gusht 2022, 14:02

4 javë kanë mjaftuar që arkeologët të cilët janë instaluar në fshatin turistik të Linit për të zbatuar projektin Lin 3 të zbulojnë disa elementë të rëndësishëm për të rikrijuar historikun e vendbanimit prehistorik palafit.
Sipas Adrian Anastasit drejtuesit shkencor të punimeve dhe arkeologut Martin Hinz me gjetjen e këtyre elëmentve të cilat janë cuar në laborator për të konfirmuar hipotezat e tyre do të kenë më në fund historinë e banorëve të cilët kanë jetuar këtu 7500 vite më parë.