Zgjedhjet administrative në Itali, test politik për qeverinë e kryeministrit Conte

19 Shtator 2020, 12:11

Tranzicioni është delikat dhe qeveria italiane e kryeministrit Conte do luaj një pjesë të madhe të besueshmërisë së saj në vetëm dy ditë.

Më 20 dhe 21 shtator do të votohet për zgjedhjet administrative në 7 rajone dhe mbi 1000 komuna si dhe për referendumin kushtetues, për uljen e numrit të  parlamentarëve në Dhomë dhe Senat, ‘kali i betejës’ për Lëvizjen 5 Yjet, pjesë e kushtueshme e qeverisë.