Zgjedhjet e 25 prillit me identifikim biometrik! KQZ e re nuk humb kohë, miraton rregullat, Celibashi: Synohet ruajtja e votës

31 Tetor 2020, 17:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar këtë të shtunë vendimin për implementimin e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit. Kryekomisioneri Celibashi tha se teknologjia ka për synim ruajtjen e votës dhe e të dhënave personale të votuesve.