Zgjedhjet e 25 prillit, nis trajnimi për punonjësit e policisë, Veliu: Besimi i qytetarëve është garanci për të drejtën e votës

26 Janar 2021, 16:09 | Përditesimi i fundit: 2021-01-26 17:27:01

Ka nisur procesi i trajnimit të punonjësve të policisë së shtetit të cilët do të angazhohen në monitorimin e procesit zgjedhor të 25 prillit në vend. Na ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ditën e sotme u zhvillua një takim online mbi fillimin e këtij procesi.