Zgjedhjet e pjesshme lokale, PS shans të dytë për Emirjana Sakon në Durrës, zbulohen kandidatët e Bashës dhe Berishës! Në Shkodër socialistët në garë me prefekten Angoni

21 Janar 2022, 11:36 | Përditesimi i fundit: 2022-01-21 15:37:09

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Socialistët në Shkodër do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angon. Për bashkinë Durrës Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, Berisha me Ardian Mukën.