Zgjedhjet në Gjermani, SPD fiton ngushtë kundër partisë së Merkel! Olaf Scholz i duhet koalicion për të qeverisur

27 Shtator 2021, 14:41 | Përditesimi i fundit: 2021-09-27 15:45:51

Social Demokratët e Gjermanisë (SPD) kanë fituar ngushtë zgjedhjet federale të vendit, duke mposhtur partinë e kancelares në largim Angela Merkel. Megjithatë fituesi nuk i merr të gjitha, pasi në Gjermani do të udhëheqë partia që arri të krijojë koalicionin e nevojshëm, ku pretendentë janë edhe konsrevatorët. Faktori vendimtar do të jenë të Gjelbrit dhe FDP.