Zgjedhjet në Kosovë, Zguri: Duhet të marrim leksione! Numërimi të bëhet në Qendrat e Votimit

7 Tetor 2019, 15:07

Kosova për kreun e KQZ, Klement Zguri na dha një leksion për menaxhimin e zgjedhjeve. Në gjykimin e Zgurit, mënyra e menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka dështuar dhe i takon komisionit të reformës zgjedhore të adresojë dhe korrigjojë një orë e më parë defektet duke filluar nga numërimi i fletëve të votimit që sipas tij duhet të bëhet sikur ka qenë më parë, në qendrat e votimit.

"Është e vërtetë ajo qe keni konstatuar që numërimi bëhet në QV (Qendrat e votimit). Kjo gjë nuk është e panjohur për ne sepse Shqipëria më përpara e ka pasur këtë lloj mënyre të numërimit, po ligjvënësi ka gjykuar se duhej ndërruar dhe kemi këtë sistem që kemi.

Unë mendoj dhe sugjeroj që i takon komisionit të reformës zgjedhore dhe vendosë se cfarë duhet bërë për reformën dhe mendoj që komisioni duhet të fillojë punën sa më parë për të ndryshuar ato gjera që në zgjedhjet e kaluara janë konstatuar se duhet përmirësuar apo ndryshuar" tha ai.

    No videos found.