Zhaklin Lekatari debat me pastorin: Nuk të lë që ta quash fetusin bebe, kisha të mendojë për ato fëmijë që janë përdhunuar ndër vite

29 Qershor 2022, 20:09

Gazetarja Zhaklin Lekatari e ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv është përplasin me pastorin Yllin Doçi, teksa po diskutohej në lidhje nëse janë pro apo kundër abortit. Lekatari tha se një fetus nuk është një bebe, por është një grumbull qelizash. Sipas saj pastori po deformon publikun, pasi ajo në atë që thotë bazohet tek shkenca dhe jo mendimet e saj individuale.

‘Nuk është fëmijë është një grumbull qelizash. Nuk e quaj unë e quan shkenca. Unë kam mitër, jo ju. Ju nuk keni të drejtë që të flisni, unë kam. Kisha është opsesionuar me fetusin dhe embrionin. Duhet të mendojë për ato fëmijë që janë përdhunuar ndër vite. Kisha do t’i mbajë njerëzit e varfër. Nuk do të lë që të thërrasësh fetusin Bebe. Po deformon të vërtetën pastori. Po flas me argumente shkencore.’- tha Lekatari.