Zhbllokohen financimet në Shkodër, Voltana Ademi i kalon firmën nënkryetares

21 Gusht 2019, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2019-08-21 14:32:19

SHKODËR - Zhbllohet situata e likujdimeve financiare në Bashkinë e Shkodrës. Në kushtet kur ditën e djeshme (20 gusht) kryetares së Bashkisë së Shkodrës, i ka mbaruar zyrtarisht mandati, Voltana Ademi i ka deleguar firmën e saj nënkryetares, Emilja Koliqi.

Deklarata e Ministrisë së Financave

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi. 

Përsa i përket kësaj situate,   Ministria   e   Financave   dhe Ekonomisë sqaron se:
Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore. 
Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  përsa më sipër.    

Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime.