Zhduket 51-vjeçari në Kurbin, Mark Daka ka humbur kontaktet me familjarët prej 10 ditësh

29 Shtator 2020, 09:43

KURBIN- Një 51-vjeçar nga fshati Gurëz i Kurbinit rezulton i zhdukur prej gati 10 ditësh. Mark Daka jetonte tek motra e tij në Lushnje dhe kishte ardhur për të qëndruar disa ditë në banesën e tij në Gurëz ku nga aty ka humbur gjurmët. Të afërmit thonë se 51-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa rastin e kanë denoncuar në polici 5 ditë më parë.