Zhduket 'Qytet Studenti' në Mamurras! Ish-punonjësi: Vinin vajza e djem në rresht për tre, kishte gjallëri!

17 Tetor 2019, 17:59

Në periferi të Mamurrasit dikur ndodhej "Qytet Studenti", i pagëzuar me këtë emër pasi në këtë vend ndodhej qendra stërvitore e studentëve. Dikur zona ishte e gjallëruar dhe rrethuar me pemë dekorative dhe pisha që kujdeseshin vetë studentët dhe oficerët e Repartit. Por, sot është kthyer në një gërmadhë dhe askush nuk kujdeset për të.

Një ish-punonjës i këtij reparti tregon mbi historikun dhe mënyrën e funksionimit, ndërsa e konsideron të pafalshme shkatërrimin që i është bërë kësaj qendre e cila ka qenë mjaft e rëndësishme për studentet.

Hysni Bici, ish-punonjës i Repartit: Studentët  vinin nga Tirana me tren. Nga Mamurrasi deri në "Qytet Student" viheshin në rreshtim për tre dhe shkonin në qendrën stërvitore. Pastaj akomodoheshin. Vajzat në godinë në vete djemtë në godinë në vete. Qendra e stërvitjes ka pasur një spital, një godinë ku ishin truprojat e ushtarëve sepse kishte përforcime. Jo vetëm gjallëri, por edhe zona përreth ishte një mrekulli.  

Godinat janë shkatërruar totalisht gjatë viteve të demokracisë, në disa prej tyre jetojnë banor vendas të cilët kërkojnë edhe privatizimin e tyre, por institucioni që ka në varësi objektet ende nuk ka një vendim.

G.M./Shqiptarja.com 

  •