Zhdukja e biznesmenit/ Në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb dhe shenja dhune! ADN-ja do i krahasohet me të familjes

18 Janar 2021, 11:48

Gazetari i Report TV Arsen Rusta bën me dije nga zhdukja e biznesmentit Davide Pecorelli prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura s’ka demtime me plumb apo shenja dhune.

Sipas hetuesve bëhet fjalë për biznesmenin por do jetë ADN-ja ajo që do e faktojë.

Eshtrat janë çuar për ADN dhe do krahasohen me të dhënat nga familja e tij. Kockat janë gjetur në sediljen e parë të makinës që ai kishte marrë me qira.

Nëse ka qenë zjarrvënie apo defekt teknik i makinës ende nuk e kemi një përgjigje.

Pecoreli kishte disa hyrje dalje në vendin tonë së fundmi dhe kjo lidhet me faktin se ai donte të hapte një biznes në vendin tonë. Edhe skeleti makinës është derguar në Shkodër.