Zhdukja e biznesmenit/ Pamje nga vendi ku u gjet makina e shkrumbuar në Pukë

18 Janar 2021, 11:57

Ky është vendi ku është gjetur makina e shkrumbuar në Pukë, me të cilën dyshohet se ka udhëtuar biznesmeni italian Davide Pecorelli i cili vijon të jetë i zhdukur prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë, ku kishte ardhur për të hapur biznes.

Vendi ku është gjetur makina ka kthesë. Automjeti është gjetur i shkrumbuar në një ndalesë në anë të rrugës dhe poshtë saj ndodhet një gërminë. Poshtë vendit ku është gjetur automjeti është një hidrocentral, dhe aty mund të ketë pasur njerëz që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Janë sekuestruar disa kamera të bizneseve që ndodhen në zonën e Gjegjanit. Banorët thonë se nuk kanë parë lëvizje.