Zhdukja e italianit në Shqipëri, gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton për mediat italiane

20 Janar 2021, 20:52 | Përditesimi i fundit: 2021-01-20 21:28:30

 Zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorellit në Pukë është e mbuluar me mister. Informacionet e bëra publike janë të paktë, teksa Report Tv ka ndjekur hap pas hapi këtë ngjarje për të zbardhur të vërtetën mbi vdekjen e biznesmenit. Mediat italiane kanë zgjedhur që të informohet lidhur me këtë ngjarje nga gazetari i Report Tv. Arsen Rusta. Ai ka dhënë një intervistë për median Ttv ku ka paraqitur të gjitha detajet e mësuara deri më tani, e pikërisht kjo imntervistë ka shërbyer si titull kryesor për hapjen e edicionit të lajmeve.