Zihen dy të rinj në Lushnje, përdorin armën në shëtitore/ Plumbat bien mbi makinat e parkuara

16 Qershor 2019, 14:47

Sherri mes dy të rinjve në Lushnje ka përfunduar në përdorimin e armëve, por fatmirësisht pa shënuar të lënduar. Dy të rinj janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, më tej janë nxjerrë armët ku nga të shtënat, plumbat kanë kapur dy automjete të parkuara aty pranë.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje rreth orës 22:15 në një zonë mjaft të frekuentuar në shëtitoren e hyrjes veriore të Lushnjes. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes  dhe ka ngritur postblloqe për të kapur personat e konfrontuar me armë.