Zjarr masiv në pyll në Dhërmi, rrezikohen 2 objekte, zjarrfikësja luftë me flakët

19 Korrik 2018, 22:51 | Përditesimi i fundit: 2018-07-19 22:55:40

Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ndërkohë që në orët e mbrëmjes zjarri ka përparuar duke rrezikuar dy objekte. Një banesë dhe një lokal që rrezikohen nga flakët, pasi ndodhen vetëm pak metra larg zjarrit, ndërsa zjarrfikësja vijon luftën me flakët.  

Zjarri favorizohet nga era, ndërsa ende nuk është vendosur në kontroll, pasi terreni është i vështirë. Banorët shprehen për Report Tv se ka qenë një person që po udhëtonte me një furgon, që ka hedhur një cigare duke sjellë vatrën e zjarrit.