Zjarr në një apartament në Durrës, nxirret nga zjarrfikësit gruaja e asfiksuar

11 Shkurt 2019, 09:12 | Përditesimi i fundit: 2019-02-11 10:13:26

DURRËS-Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen numër 1 në qytetin bregdetar mëngjesin e sotëm.

Brenda në banesë në momentin që ka rënë zjarri ka qenë vetëm një grua e cila është nxjerrë me shpejtësi nga zjarrfikësit.

Report Tv siguron pamjet e apartamentit që u përfshi nga flakët në Durrës. Ndërkohë që nga zjarri ka vetëm dëme materiale, po hetohet për shkaqet.