Zjarr në linjën përcjellëse të tensionit të lartë, pa energji elektrike 10 mijë banorë

10 Tetor 2019, 20:42

GJIROKASTËR- Një zjarr në linjën përcjellëse të tensionit të lartë në lagjen Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës, duke lënë pa energji elektrike tre lagje me rreth 10 mijë banorë. Zjarri ka rënë si pasojë e ngarkesës së lartë dhe për pasojë është djegur e gjithë linja përcjellëse e energjisë elektrike.

Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se investimi i fundit në këtë linjë është bërë pak muaj më parë, nga OSHEE Gjirokastër. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.  

    No videos found.