Zjarr në zyrat e Drejtorisë Arsimore në Fier, i qëllimshëm, dy veta hodhën benzinë

5 Mars 2021, 15:48 | Përditesimi i fundit: 2021-03-05 15:49:05

Zjarr në zyrat e Drejtorisë Arsimore në Fier, evakuohen punonjësit. Zjarri ka qenë i qëllimshëm, ku dyshohet se dy persona kanë hedhur benzinë.

"Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.

Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve.