Zjarr pranë fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, rrezikohen disa banesa

24 Gusht 2019, 19:47

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë. Persona të paidentifikuar i ka vënë flakën një sipërfaqe të mbuluar me ferra dhe shkurre në ambientet e jashtme të fabrikës. Zjarri rrezikon edhe disa banesa  dhe një biznes aty pranë.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të neutralizuar flakët.Ndërkohë një zjarr kë rënë në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Ziçisht në Devoll duke rrezikuar edhe bimësinë e zonës. Banorët e zonës dhe forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë duke vënë nën kontroll flakët.

Ndërsa në Rrogozhinë, flakët e zjarrit të përhapura pasditen e së shtunës kanë rrezikuar antenat e trasmetimit të platformave televizive.