Zjarret në vend/ Çako për Report Tv: Kemi informacionet se në zonat që po digjen duan të ndërtohen resote! Policia të reagojë në kohë

4 Gusht 2020, 17:30

TIRANË- Njësoj si zv.kryeministri Erion Braçe, edhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka konfirmuar se ka informacionet se në zonat ku kanë rënë zjarre fshihen interesa personale të bizneseve, për t'i kthyer këto toka në resorte turistike. Në një lidhje telefonike në Report Tv, Çako i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të intensifikojnë punën për identifikimin e autorëve.

"Kemi informacione dhe i bëjmë thirrje policisë së Shtetit të intensifikojnë punën e tyre për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona", iu përgjigj Çako pyetjes së gazetarit të Report Tv, Besard Jacaj.