Zjarri në zyrën e Drejtorisë Arsimore në Fier, autori kërkonte të punësohej si mësues

5 Mars 2021, 18:06

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zjarrvënien e qëllimshme në zyrat e Drejtorisë Arsimore Fier. Autori është një person, i cili prej kohësh kërkonte të punësohej si mësues. Duke qenë se kjo nuk është realizuar ai ka menduar të merrte hak duke i hedhur benzinë zyrës dhe vënë zjarrin.

Autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë, që kanë filmuar skenën.