Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, kryefamiljari: Askush nuk na ka ardhur në ndihmë

25 Shtator 2019, 12:54

Një çift bashkëshortesh në Lezhë kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesa ku jetonin është shkrumbuar nga flaket e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë ish fabrikës së letrës, ndërsa banesa e djegur është në pronësi Dod Marvukes. Në momentin e zjarrit i cili ra gjatë natës kryefamiljari ka qenë i vetëm në shtëpi dhe ka shpëtuar për mrekulli nga flaket të cilët janë përhapur me shpejtësi.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve banesa 1 katëshe është shkrumbuar plotësisht dhe dëme e shkaktuara janë të konsiderueshme.

" Ka qenë shtëpi e kompletuar me cdo gjë. Është shkrumbuar. Ishte brenda tu bo dush. skam vrejtje për zjarrfikësit por për shtetin. Nuk ka ardhur asnjë as nga bashkia askush. " ka thënë kryefamiljari, Dod Marvukaj

Nga hetimet praprake rezulton se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike. Ndërkohë çifti i bashkëshorteve apelon për ndihmë për rindërtimin e banesës e cila është djegur plotësisht.. Pergatiti: Elvis Hila.

    No videos found.