Zjarrvënie e qëllimshme në Derven në Fushë-Krujë, në distancë dëgjohen shpërthime! Digjen 20 hektarë tokë, era favorizon flakët, rrezikohen 10 banesa

23 Shtator 2021, 12:07 | Përditesimi i fundit: 2021-09-23 12:21:34

FUSHË-KRUJË- Një nga problematikat më të mëdha me të cilat është përballur vendi ynë këtë verë të nxehtë, janë flakët.

Një tjetër zjarr i përmasave të mëdha, ka kapluar një sipërfaqe me shkurre, ferra, dushk dhe pemë frutore, në një kodër në fshatin Derven të Fushë-Krujës, duke djegur deri më tani 20 hektarë toke. Zjarri i favorizuar edhe nga era e fortë, po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar 10 prej banesave në afërsi të tij.