Zvicër, eklipsi i pjesshëm hënor në qiellin e Gjenevës

17 Korrik 2019, 10:27

Një hënë e gjysmë e përgjakur ndezi qiellin e Gjenevës natën e të martës gjatë eklipsit hënor.

Vendasit e ekzaltuar mund të shihnin dhe të shkrepnin aparatet fotografik për të patur një kujtim të hënës spektakolare, e cila shkëlqeu me një ngjyrë të artë.

Ngjarja qiellore filloi në ora 22:00 me orën lokale dhe arriti maksimumin e saj rreth orës 23:30.

Hëna kaloi pas tokës dhe hijes së saj, duke u shfaqur në një ngjyrë e kuqe gjaku.

Eklipsi i pjesshëm i Hënës do të jetë i dukshëm në Evropë, Afrikë, Azi, Australi dhe Amerikë Jugore.

Eklipsi hënor koinçidoi me 50 vjetorin e fillimit të uljes së anijes kozmike Apollo 11. Udhëtimi përfundoi katër ditë më vonë kur astronauti amerikan Neil Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në sipërfaqen e Hënës.