Zyrtare/ 12 klube prestigjioze njoftojnë krijimin e Superligës Europiane, kërcënon UEFA dhe FIFA! Kundër edhe Boris Jonhson

19 Prill 2021, 13:15

Me anë të një komunikate 12 klube prestigjioze të Europës kanë njoftuar krijimin e kompeticionit më të ri që quhet Superliga. Kjo ka ndodhur pavarësisht kërcënimeve të UEFA-s dhe FIFA-s, që kanë deklaruar se do t’i përjashtojnë nga çdo kompeticion i organizuar prej tyre përfshirë edhe ligat kombëtare.