Zyrtarët në Xhorxha akuzojnë Trump për nxitje dhune: E gjitha kjo gjë ka shkuar shumë larg! E gjitha! Kjo duhet të ndalojë

2 Dhjetor 2020, 15:20

Akuzat e presidentit amerikan Donald Trump, për manipulimin e zgjedhjeve, po shkaktojnë valë të shumta dhune.

Është shprehur kështu një nga zyrtarët e lartë zgjedhor në Xhorxha.  Më zërin që i dridhej nga zemërimi në një konferencë shtypi në Atlanta, Gabriel Sterling një nga udhëheqësit më të lartë zgjedhor të shtetit, i cili qortoi republikanët e tjerë, përfshirë  edhe presidentin.

Në një deklaratë të fuqishme, Gabriel Sterling, një republikan tha  "E gjitha  kjo gjë ka shkuar shumë larg! E gjitha! Kjo duhet të ndalojë . "

Sterling tha se ai vetë ka një roje policie jashtë shtëpisë së tij, ndërsa gruaja e Sekretarit të Shtetit të Xhorxhas, ishte "duke marrë kërcënime përmes telefonit ".

"Z. President, ju nuk i keni dënuar këto veprime. Senatorë, ju nuk i keni dënuar këto veprime ose këtë gjuhë. Ne kemi nevojë që ju të rriteni dhe nëse do të merrni një pozicion udhëheqës, tregojeni këtë."

Duke iu drejtuar Trump drejtpërdrejt, Sterling vazhdoi: "Ju keni të drejtë të shkoni në gjykata. Ajo që nuk keni aftësi të bëni dhe që në fakt duhet ta bëni është të ndaloni së  frymëzuari njerëzit për të kryer akte dhune.”

Sterling i bën thirrje Presidentit Trump të dënojë kërcënimet. Xhorxha po kryen rinumërimet e votave, me kërkesë të ekipit elektoral  të presidentit.  Presidenti i zgjedhur Joe Biden u shpall fituesi  me një epërsi të vogël të votave.