Zyrtarizohet partia 'Thurje', Hajdari : Shqipëria është e pasur por e vjedhur!

28 Nëntor 2020, 20:27

Një tjetër parti politike është zyrtarizuar pasditen e sotme. Ajo është Partia Thurje. Lëvizja politike u prezantua nga deputetja e Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të "Thurjes". Ata kanë bërë një ftesë për bashkim ndaj çdo shqiptari që ndien për t'u shkëputur përfundimisht nga kjo klasë politike qw ndodhet aktualisht. Hajdari u shpreh se shqiptarët janë të pasur, por të vjedhur nga politika. Pas 30 vitesh sipas saj më në fund ka shpresë por ajo që duhet është bashkimi. Drejtuesi i nismës "Thurje" Endri Shabani gjatë prezantimit të ideve të kësaj partia tha se çdo deputet kriminel duhet të zëvendësohet me pedagogë. Kjo është partia e tretë që krijohet javët e fundit pas partisë së Jozefina Topallit dhe Myslim Murrizi.