-
Bordi i Paqes, media: Anëtarët e organizatës takim më 19 shkurt në Uashington! Në fokus rindërtimi i Gazës
Bordi synon të mbikëqyrë çmilitarizimin dhe rindërtimin e Gazës edhe pse karta e bordit të paqes që shtetet anëtare kanë pranuar dhe ratifikuar në parlamentet dhe qeveritë përkatëse nuk e përmend specifikisht Gazën.
7 Shkurt, 08:58 -
Spiropali në Universitetin Johns Hopkins dhe në Këshillin e Atlantikut: Integrimi i Shqipërisë në BE është interes strategjik i SHBA-ve
Nga kryeqyteti amerikan, Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali foli për objektivin e Shqipërisë drejt BE-së, reformat e ndërmarra dhe peshën e Ballkanit Perëndimor në sigurinë europiane.
6 Shkurt, 12:05 -
A po kërkon Vjosa Osmani të rizgjidhet presidente me 'ndihmën' e Trump? Frankfurter Allgemeine Zeitung: Edi Rama ia ka hapur derën!
Kjo analizë e Michael Martens për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung thotë se Vjosa Osmani po përpiqet ta sigurojë rizgjedhjen duke u paraqitur si “kandidatja e Trumpit”, por ky bast është i pasigurt dhe rrezikon të shihet si servilizëm, sepse ndikimi i SHBA-ve nuk funksionon më automatikisht në politikën kosovare.
4 Shkurt, 13:46 -
Takimi me Asistentin Special të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, Spiropali: Shqipëria krah SHBA-ve në çështjet e sigurisë!
Biseda u përqendrua te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe te përfshirja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, një iniciativë e shpallur nga presidentI Donald Trump. Sipas Spiropalit, ky forum do të ketë rol praktik në adresimin e konflikteve duke operuar si një strukturë që synon veprim konkret, bazuar në parime.
3 Shkurt, 17:32 -
Evarist Beqiri: ‘Bordi i Paqes’, një sprovë për shqiptarët në një botë që po ndryshon
Sfida kryesore për shqiptarët është menaxhimi i pritshmërive. Kjo nismë për shqiptarët është edhe një sprovë politike, sesa të përgatitur jemi ne sot për të vepruar si aktorë të përgjegjshëm në një botë që po ndryshon.
2 Shkurt, 11:17 -
Kosova në Bordin e Paqes, Kurti: Kontribuojmë kudo ku ka nevojë për paqe në botë!
Duke folur para mediave, Kurti tha se Kosova dëshiron të japë kontributin e saj për paqen në botë, kudo që të jetë nevoja. Sipas tij, pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes është vazhdimësi e kontributit të Kosovës për Gazën nëpërmjet pjesëmarrjes së FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese.
30 Janar, 14:08 -
-
-
Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë dhe Kosovën në organizatën tonë si anëtarë themelues
Bordi i Paqes ka mirëpritur anëtaësimin e Shqipërisë dhe Kosovës në organizatë. Bordi i Paqes për Gazën, është pjesë e fazës së dytë të planit 20-pikësh të armëpushimit në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, në shtator.
28 Janar, 08:54 -
Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes, Edward Joseph: Forcojnë marrëdhënien me administratën Trump
"Ajo që është e rëndësishme tani për Kosovën, si dhe për Shqipërinë dhe Bullgarinë, është se ato po e forcojnë marrëdhënien e tyre me administratën Trump” tha Joseph në një intervistë për mediat kosovare
26 Janar, 16:01 -
Protesta e PD/ Murrizi: Nuk rrëzohet qeveria me fishekzjarre, Rama u votua nga deputetët e opozitës për të përfaqësuar vendin në 'Bordin e Paqes'
Murrizi thekson se pretendimi për rrëzimin e qeverisë brenda datave 24–25 bie poshtë nga vetë zhvillimet politike, pasi kryeministri Edi Rama mbetet në detyrë dhe madje është votuar më 22 edhe nga disa deputetë të opozitës për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes.
25 Janar, 22:02 -
Pse Kosova iu bashkua Bordit të Paqes? Vjosa Osmani për BBC: Kemi përvojë 20 vjeçare! Nuk do të zëvendësojë OKB-në!
Presidentja e Kosovës shpjegoi për BBC-në pse Kosova u ftua si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, pse kjo nismë nuk ka veto, nuk cenon sovranitetin dhe pse, sipas saj, paqja arrihet vetëm përmes veprimit.
25 Janar, 17:02 -
Ftesa e Trump për në Bordin e Paqes, Rama: Domethënënie shumë e fortë politike! SPAK-u të bëjë punën e vet për 21 Janarin, ka mbetur njollë për drejtësinë shqiptare
Në 15-vjetorin e këtij krimi shtetëror, Rama i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të kryejë me rigorozitet dhe në mënyrë shteruese punën hetimore, me qëllim vënien e përgjegjësve të masakrës para drejtësisë penale.
25 Janar, 09:56 -
“U krekos një javë dhe në Davos s’e pranonte salla”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoninë për Bordin e Paqes
Gjatë fjalimit të tij në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti akuzat kundrejt qeverisë, teksa u tha protestuesve “jemi në harkun e triumfit tonë.” Ai u ndal edhe te zhvillimet e kësaj jave me ftesën e Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes dhe ceremonia e nënshkrimit e
24 Janar, 19:02 -
Marrëveshja tregtare me Kinën i kushton shtrenjtë Kanadasë, Trump e kërcënon me tarifa doganore prej 100%
Presidenti Trump paralajmëron Kanadanë se SHBA do të vendosë tarifa 100% nëse kryeministri Mark Carney do të bëjë një marrëveshje tregtare me Kinën. Trump thotë se Kina do të përpiqej ta përdorte Kanadanë për t’iu shmangur pagesës së tarifave doganore amerikane.
24 Janar, 17:38 -
'Besoj në udhëheqjen e Trump', Vjosa Osmani: Bordi i Paqes nuk zëvendëson OKB-në, do ndihmojë vendet të arrijnë paqen
Vjosa Osmani theksoi se procedurat komplekse të vendimmarrjes në Kombet e Bashkuara e kanë bërë të vështirë arritjen e paqes, ndërsa Bordi i Paqes synon një qasje më të drejtpërdrejtë. Ajo sqaroi se kjo nismë nuk synon të zëvendësojë OKB-në, por të punojë së bashku me të.
24 Janar, 13:26 -
Bordi i Paqes/ Beqiri: Domosdoshmëri për paqen, mekanizmat aktualë të dobët! Shqipëria dhe Kosova të shfrytëzojnë pjesëmarrjen në këtë organizatë
Evarist Beqiri u shpreh se mekanizmat aktualë, si OKB apo OSBE nuk arrijnë të parandalojnë apo përfundojnë konflikte. Beqiri shtoi se për vende të vogla si Shqipëria dhe Kosova, anëtarësimi në Bordin e Paqes, është mundësi shumë e mirë, por ka edhe risqe.
24 Janar, 12:27 -
Territorialja dhe zgjedhorja, Arlind Qori: Ka vend për përmirësim! Rasti 'Balluku'? Kushtetuesja të mos i japë të drejtë qeverisë! Nuk i bashkohem protestës së Berishës
Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv, Arlind Qori u shpreh se interesat e PS dhe PD, nuk janë të përputhshme me interesat e shoqërisë. Kryetari i "Lëvizja Bashkë" nënvizoi se nuk do t'i bashkohet Sali Berishës, apo kryetarëve të partive të reja, Adritaik Lapaj dhe Agron Shehaj.
23 Janar, 18:29 -
Bordi i Paqes/ Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati të marrë përgjegjësitë e saj si anëtar themelues
Sipas Spiropalit, bashkëpunimi me aleatët strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, çel një kapitull të ri në përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme në botë.
23 Janar, 14:49 -
'Berisha s'e merr dot pushtetin me dhunë', Daci: PD shfrenoi fantazinë kur thoshte se Rama do kapej si Maduro! Pse kryeministri fitoi nga ftesa e Trump për Bordin e Paqes
Analisti Alban Daci është shprehur se kryeministri Edi Rama ka dalë i fituar pas ftesës së Donald Trump për Bordin e Paqes, duke hedhur kështu poshtë sipas tij, aludimet e opozitës se kryeministri do kapej si Maduro nga ushtria amerikane.
23 Janar, 14:18
