Shqiptarja.com lind si nismë e një grupi gazetarësh, operatorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët u bashkuan rreth një qëllimi: Të krijojnë në Shqipëri një grup editorial të pavarur nga çdo parti, në të cilin, rregullat profesionale dhe deontologjike të informacionit mbizotërojnë mbi luftërat politike dhe interesat e palëve.
Pjesa më e madhe e protagonistëve të kësaj sfide editoriale, u lind dhe u rrit profesionalisht te "Gazeta Shqiptare", "BalkanWeb" dhe "News24", grupi editorial që prej 18 vjetësh kryente aktivitet në Shqipëri, ishte pikë referimi për opinionin publik, kombëtar dhe ndërkombëtar falë besueshmërisë, autoritetit dhe pavarësisë.
Vetëm kuota të vogla aksionesh do të mund t'u lëshohen eksponentëve të botës së biznesit, me kushtin që të ndajnë me ortakët themelues principet frymezuese.
Udhëheqëse e këtij projekti është shoqëria "Free & Fair Media Group" (FFM Group). Në statutin e shoqërisë përcaktohet se objektiv i Grupit është formimi dhe rritja profesionale e gazetarëve sipas principeve të shprehjes së lirë dhe të pavarur.
Grupi është ndërtuar në një dimension multimedial.