Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

  • “Antibiotiku” Prokurori

    Në spitalet tona publike ka mjekë e infermierë të mrekullueshëm, kanë cilësitë më të mira të një shqiptari të rrallë: pasionin, dashurinë për punën, përkushtimin, sakrificën, por janë të vetëm. A është e lehtë?

  • I keni vënë re njerëzit e punës?

    A keni rreth jush njerëz të përkushtuar dhe plot pasion në profesionin që kanë? A ndaloni një çast t'i vëzhgoni? Janë të përthithur nga ajo që bëjnë dhe gjithçka rreth e rrotull është e rëndësisë së dytë. Duken si fëmijë të mahnitur nga lodra e tyre

  • Ç'i bënë Kadaresë

    Eshtë gjallë edhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare. Dhe vetëm nga një intervistë e Helena Kadaresë, e cila me sinqeritet tregon se çfarë i bënë ata njerëz, administratorë, që sot thonë se u dhemb Teatri...

  • Mësuesi nuk është si mjeshtri i divanit

    Mbaruan pushimet dhe tani e gjetëm kë të kryqëzojmë për pakënaqësitë: Nisi shkolla dhe mësuesit janë fajtorët nëse fëmijët tanë nuk janë të sjellshëm, nuk janë të urtë, nuk janë të dashur, nuk kënaqen, shëndoshen, dobësohen etj.

  • Të shpërndajmë të mirën apo të keqen?

    Të ndajmë të mirën apo të keqen? Kjo është çështja sot, kur rrjetet sociale na kanë sjellë kaq pranë, ngjitur, me një të klikuar, njerëz të kulturave e të formimeve të ndryshme nga qyteti ku jetojmë, vendi, e deri planeti Tokë.

  • Mënyrë e çuditshme t’i shprehim dashurinë Tiranës

    Në të vërtetë jo vetëm Tiranës. Gjithë Shqipërisë. Gjithmonë kam menduar se për gjërat dhe njerëzit që duam japim më të mirën tonë: i mirëmbajmë, kujdesemi, i zbukurojmë, i përmirësojmë, i kurojmë, i shërojmë.

  • Vështirë të bëhemi shenjtorë, të paktën qytetarë

    Më 4 shtator 2016 Papa Françesku shpalli shenjtore Nënë Terezën. Eshtë shënim në kalendar, që ndoshta mund të shndërrohet në një meditim, në një mundësi për t'u përmirësuar, pa qenë nevoja të jemi shenjtorë. Për mua, mendoj, mjafton të jemi qytetarë

  • Kur ëmbëlsia e dashuria ikin pas Dajtit

    Unë nuk e di çfarë po ndodh me shqiptarët e viteve 2000, por herë pas here, do të ishite mirë të shihnin e të mësonin si shkruanin, flisnin e kumtonin të parët: Embëlsia, eleganca, ndjeshmëria, aftësia, mençuria, janë vlera që ndoshta era i ka marrë.

  • Dikush po mbjell errësirën mes nesh

    Përshkrim për gratë dhe vajzat që vishen me perçet e zeza. A ka vajza shqiptare të veshura kështu?

  • Ju që bëni shaka me urrejtjen

    Nxitja e urrejtjes tashmë është kthyer në një profesion, Pa arsye, pa fakte, njerëzit nxisin mbështetësit të urrejnë jo vetëm kundërshtarët e tyre, por edhe miqtë e familjarët e kundërshtarëve.