Ekonomi
-
Monedha Evropiane e mbyll shtatorin me një tjetër rekord negativ në raport me lekun. Një euro në krahasim me vjet është 5.3% më e lirë, ndërkohë për të mbajtur të stabilizuar kursin Banka ka shtuar blerjet e valutës, duke bërë që rezerva valutore të arrijë rekordin prej 8.4 miliardë euro.
30 Shtator, 19:05 -
Malaj pret misionin e FMN-së, diskutohen gjetjet e raportit për investimet publike
30 Shtator, 13:29Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti këtë të mërkurë misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për eficiencën e investimeve publike (PIMA), në një takim ku u diskutuan gjetjet paraprake të vlerësimit që pritet të publikohet së shpejti nga institucioni ndërkombëtar.
-
Gara për qiellin e kryeqytetit, 'Mali i Tiranës' sfidohet nga një tjetër kullë 77 katëshe
30 Shtator, 07:46Dhjetëra kërkesa për leje për hotele e godina shumëkatëshe mbizotëronin rendin e ditës së tre mbledhjeve të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, më 17 dhe 30 korrik si dhe 13 gusht të këtij viti.
-
Zbulohet skema me 'tax free', blinin mallra në Itali dhe dyshohet se i fusnin kontrabandë në Shqipëri! Mbi 1 mijë fatura me vlerë totale 2 mln euro
29 Shtator, 18:35Mallrat bliheshin në Itali si për përdorim personal për të marrë rimbursimin e TVSH-së dhe dyshohet se më pas futeshin në Shqipëri pa u deklaruar, për t’u tregtuar. Nën hetim janë dy raste me mbi 1 mijë fatura dhe vlerë totale rreth 2 milionë euro.
-
-
-
Rritja ekonomike në tremujorin e dytë 3.61%! INSTAT: Pagat e administratës dhe taksat 'shpëtojnë' ekonominë, bujqësia thellon rënien
29 Shtator, 14:46Gjysma e parë e vitit 2026 është mbyllur me rritje ekonomike 3.6%, dhe ndikimin kryesor në këtë përmirësim e kanë dhënë rritjet e pagave të sektorit shtetërorë si dhe shtimi i të ardhurave që mblidhen nga taksat, ndikuar prej çmimeve të larta. Edhe këtë vit vijon rënia e bujqësisë dhe e industrisë.
-
-
-
-
-
Nga tetori 160 produkte ushqimore në 'Pasqyrën e Çmimeve', Ibrahimaj: Çmime fikse për 3 muaj, fitim minimal për biznesin
29 Shtator, 12:12Platforma “Pasqyra e Çmimeve” pritet të jetë live në 10-ditëshin e parë të tetorit me rreth 160 produkte ushqimore dhe mallra bazë. Ministrja Delina Ibrahimaj tha në konferencë se kjo platformë do të garantojë çmime më të lira për qytetarët ndërkohë që inflacioni është në kontroll.
-
Instalimi i POS-eve për pagesa elektronike, Tatimet: Afat deri më 31 dhjetor
29 Shtator, 10:53Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit se, brenda datës 31 dhjetor 2026, duhet të pajisen me terminal POS/POI në çdo pikëshitjeje, që kryejnë shitje me para në dorë dhe që nuk përfshihen në kategoritë për të cilat janë përcaktuar afate të mëparshme.
-
FMN e Banka Botërore vlerësojnë pozitivisht sistemin financiar shqiptar, institucione më të shëndetshme dhe pagesa të modernizuara (VIDEO)
29 Shtator, 10:31Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore vlerësojnë progresin e Shqipërisë në sektorin financiar gjatë dekadës së fundit. Sipas vlerësimit, vendi ka institucione financiare më të shëndetshme, sistem më të larmishëm dhe infrastrukturë pagesash të modernizuar, ndërsa është zgjeruar edhe përdorimi i teknologjisë në produktet financiare.
-
Vështirësi nga kostot dhe mungesa e subvencioneve, blegtorët letër me 7 kërkesa qeverisë! Kërkojnë heqje të akcizës së naftës e rialokim fondesh! Paralajmërojnë protesta
29 Shtator, 08:33Në letrën e tyre, blegtorët shprehen se sektori ndodhet në kushte të vështira dhe se nevoja për zgjidhjen e problematikave është bërë gjithnjë e më emergjente. Ata kërkojnë që pjesa e fondeve të parealizuara nga skema për kompensimin 10% të TVSH-së të rialokohet për subvencionimin e blegtorëve.
-
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%! Piku pritet në dhjetor
29 Shtator, 07:48Rezervat në magazina sipas përpunuesve mund të zgjasin deri në 2 muaj, gjatë periudhës shtator-tetor. Për këtë arsye, ndryshimi i kostove pritet të nisë të reflektohet më dukshëm në treg nga muaji nëntor, ndërsa piku i rritjes së çmimeve pritet gjatë muajit dhjetor.
-
Të ardhurat nga kontributet ‘ndihmojnë’ skemën e pensioneve, kalojnë 134 miliardë lekë
28 Shtator, 16:43Rritja e punësimit formal dhe deklarimi real i pagave po japin efekt, në rritjen e të ardhurave për skemën. Ministria e Financave thotë se në 8 muaj janë mbledhur mbi 134 miliardë lekë të ardhura nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndërkohë që është rritur numri i kontribuuesve, por edhe niveli i pagave.
-
Ballkani Perëndimor shumë larg BE-së për menaxhimin e mbetjeve, 83% përfundojnë në landfille! Shqipëria me probleme në riciklim
28 Shtator, 08:17Më shumë se 83% e mbetjeve bashkiake në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të depozitohen në landfille, krahasuar me vetëm 23% në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të cituara në raportin e ri për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor që u publikua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal së fundmi.
-
-