Kultura
-
Pas largimit të Daniel Craig, producentët e James Bond janë pranë zgjedhjes së aktorit që do të marrë rolin e agjentit 007. Tre emra përmenden si favoritë, ndërsa vendimi pritet të bëhet publik në nëntor ose dhjetor. Filmi i ri do të drejtohet nga Denis Villeneuve, me skenar të Steven Knight, krijuesit të “Peaky Blinders”.
9 Nëntor, 18:21 -
PD rezerva për pr.ligji për trashëgiminë kulturore/ Zhupa: Rrezikon që banesat monumente kulture t‘i merren pronarëve (VIDEO)
9 Nëntor, 12:38Pronarët e banesave monument kulture në Berat e Gjirokastër rrezikojnë të humbin pronat nëse nuk përballojnë kostot e restaurimit. Ky është shqetësimi që ngre deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, për projektligjin e hedhur në konsultim publik nga qeveria.
-
“Prindër të dashur”- Tre netë suksesi të jashtëzakonshme në teatrin “Bylis” të Fierit
8 Nëntor, 14:55Suksesi i kësaj premiere përbën një tjetër arritje të rëndësishme të sezonit teatror 2026, duke konfirmuar përzgjedhjen e goditur artistike dhe vizionin e drejtuesve të artit dhe kulturës në Bashkinë Fier për ndërtimin e një kalendari teatror cilësor, me vepra të spikatura dhe emra të njohur të skenës shqiptare.
-
Alpet Shqiptare jehojnë nga 'Vallja e Rugovës', nxënësit e Tropojës sjellin urimin për shqiptarët për festat kombëtare të Nëntorit (VIDEO)
8 Nëntor, 14:22Nxënësit e gjimnazit “Asim Vokshi” në Bajram Curri kanë realizuar një video-kartolinë mes bukurive të Luginës së Valbonës, ku të veshur me kostumet tradicionale të Tropojës kërcejnë nën ritmet e “Valles së Rugovës”, interpretuar nga Gëzim Nika.
-
Kalaja e Gjirokastrës magnet për turistët, 300 mijë vizitorë në 10 muaj! Rriten edhe të ardhurat (VIDEO)
8 Nëntor, 10:17Vizitorët vendas dhe të huaj në Kalanë e Gjirokastrës janë rritur me 6,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
-
SPECIALE/ Zbulimet e reja në Lin 3 rishkruajnë historinë: Vendbanimi 8-mijëvjeçar në Liqenin e Ohrit shtrihet në mbi 6 hektarë
8 Nëntor, 08:21Ekspedita e përbashkët shqiptaro-zvicerane ka dokumentuar përmasat gjigande të sitit arkeologjik "Lin 3" në Pogradec, duke e konfirmuar atë si vendbanimin palafit më të madh në Ballkan dhe më të vjetrin në Europë. Përmes analizave milimetrike nën ujë, gjetjet e fundit si qeramika e zezë unike dhe katër palestradat mbrojtëse po përmbysin plotësisht kronologjinë e periudhës së Neolitit.
-
Progresraporti/ Gonxhja takim me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përparim në fushën e kulturës (FOTOT)
7 Nëntor, 18:36Ministri Blendi Gonxhja u takua me ambasadoren e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progresraportin për Shqipërinë.
-
Kënga ‘Nuk ngjallen historitë’ triumfon në festivalin ‘Luleborë’ në Shkodër, Ea Zoga: Ia dedikoj gjithë publikut
7 Nëntor, 12:47Me ndarjen e çmimeve dhe një mbrëmje të mbushur me muzikë e nostalgji, u mbyll edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” në Shkodër. Çmimin e parë e fitoi kënga “Nuk ngjallen historitë”, interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga, me muzikë dhe orkestrim të Roland Gulit dhe tekst të Meri Gulit.
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja 'Nëna', te teatri Metropol sot dhe nesër! '1984' tek Eksperimentali
7 Nëntor, 12:17Këngëtarja e njohur Elsa Lila do të rikthehet në skenë me koncertin recital “Na ishte njëherë…” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, mbrëmjen e sotme
-
‘Dashuri, paqe, para’ ngjitet në skenën e Lezhës, komedia e Edison Lleshit pritet me interes nga publiku lezhjan
7 Nëntor, 10:56Komedia “Dashuri, Paqe, Para” me regji të Edison Lleshit u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë, duke sjellë humor, të qeshura dhe situata të papritura për publikun.
-
‘Grepi i artë’, premierë në Durrës, autori: Komeditë e sotme, stigmatizuese ndaj partive
6 Nëntor, 16:38Në qendër të komedisë janë ambicia për pushtet dhe përpjekjet për të ruajtur imazhin, të cilat krijojnë konflikte, keqkuptime dhe situata të mbushura me ironi.
-
Për herë të parë ekspozohet korrespondenca e rrallë e Faik Konicës me Rauf Ficon dhe Pandeli Çeçon
6 Nëntor, 16:33Për herë të parë është ekspozuar korrespondenca e Faik Konicës me ish-ministrin e Jashtëm Rauf Fico dhe klerikun Pandeli Çeço. Ekspozita u çel në Korçë nga Biblioteka Kombëtare, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së publicistit të njohur.
-
100 të çmendurit që bënë Tiranën! Ben Blushi vjen me histori të jashtëzakonshme në botimin ‘Historitë e çmendura të Tiranës’
6 Nëntor, 15:30100 personazhe, sekrete dhe tradhti! Ben Blushi pa doreza, rrëfen “Historitë e çmendura të Tiranës”!
-
Nga hobi te zbulimi i pasionin për pikturën në moshën 65-vjeçare, Mikel Smaçi ekspozon në Lezhë punimet e tij
6 Nëntor, 14:29“Ngjyrat e Krijimtarisë” është ekspozita e autorit Mikel Smaçi, e çelur në Galerinë e Arteve në Lezhë. Përmes dhjetëra punimeve të realizuara në më pak se dy vite, artisti sjell para publikut një botë të pasur ngjyrash, emocionesh dhe formash, ku spikat veçanërisht piktura abstrakte intuitive.
-
Trashëgimia kulturore, si do të ndryshojë administrimi! Mekanizëm i mbështetjes së pasurive kulturore jopublike
6 Nëntor, 12:40Për projektet që do të realizohen pranë monumenteve historike, do të kërkohet më parë një vlerësim mbi ndikimin e tyre në zonë, ndërsa shteti do të financojë apo kontribuojë dhe për pasuritë kulturore jo publike. Këto janë disa prej ndërhyrjeve të parashikuara në ligjin ‘Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë’.
-
Aktivitetet kulturore/ 'Na ishte njëherë', koncert recital i Elsa Lilës në TKOB! Shfaqja 'Nëna' tek Metropoli
6 Nëntor, 10:06Komedia “Në shtëpinë tonë” do të vijojë të shfaqet edhe sot dhe nesër në orën 18:00, në Teatrin “Bylis” në Fier. Produksioni premton të sjellë në skenë humor dhe situata argëtuese për publikun.
-
TID në Durrës dhe Muzeu Hibraik, Gonxhja: Puna do vijojë! Trashëgimia kulturore, buxhet rekord me 80% më shumë fonde (VIDEO)
5 Nëntor, 13:57Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të ketë në dispozicion për vitin 2027 një buxhet prej 7.65 miliardë lekësh, me rritje 3.5% krahasuar me vitin aktual. Prej tyre, 2.74 miliardë lekë janë parashikuar për investime publike, ndërsa trashëgimia kulturore përfiton një fond rekord prej 2.08 miliardë lekësh, ose 80% më shumë se në vitin 2026.
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Unrecognized’ sonte për herë të parë tek Eksperimentali! ‘E zonja e bujtinës’ te ‘Petro Marko’ në Vlorë
5 Nëntor, 13:12Shfaqja “Unrecognized”, me regji të Data Tavadze dhe tekst të Jeton Nezirajt dhe Davit Gabunias, vjen për herë të parë para publikut të Tiranës sonte, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
-
U shty për shkak të protestave, caktohen datat e reja të Panairit të Librit, do të mbahet më 24-28 dhjetor
4 Nëntor, 15:11Panairi i Librit do të mbahet në datat 24-28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Datat e reja janë njoftuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.
-
Aktivitetet kulturore/ Premiera botërore e veprës 'Minus 303', në Teatrin e Operas dhe Baletit! Edicioni i 11-të i festivalit 'Luleborë', në Shkodër
4 Nëntor, 11:22Shkodra bëhet gati të mirëpresë edicionin e 11-të të festivalit “Luleborë”, i cili do të zhvillohet më 5 dhe 6 nëntor në teatrin “Migjeni”, duke sjellë dy ditë të mbushura me muzikë, ritëm, emocione, art dhe kreativitet.