Kosova & Rajoni
-
Rreth 400 studentë shqiptarë kërkojnë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Por kryeministri Hristijan Mickoski propozon që vetëm pjesa teorike të zhvillohet në shqip. Vendimi ka sjellë kundërshtime nga studentët dhe akuza mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
9 Nëntor, 19:50 -
Greva e punëtorëve për rritje pagash lë Kosovën pa transport hekurudhor
9 Nëntor, 17:38Ndërprerja e qarkullimit të trenave vjen në një kohë kur sektori hekurudhor i Kosovës vazhdon të përballet me probleme infrastrukturore dhe vonesa në realizimin e investimeve.
-
Kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Kosovë: Është pjesë e Serbisë, shtyllë e identitetit tonë kulturor
9 Nëntor, 17:26Fegja Dimoviç, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha se Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të kësaj liste, e cila e konsideron atë “pjesë përbërëse të Serbisë” dhe “shtyllë të identitetit tonë shpirtëror dhe kulturor”.
-
Plani amerikan për sigurinë e Evropës, çfarë mund të ndryshojë për Kosovën?
9 Nëntor, 15:34Rusia synon të kufizojë praninë e forcave të NATO-s me armatim të rëndë në Evropën Qendrore dhe Lindore, ndërsa KFOR-i, si mision paqeruajtës, nuk bën pjesë në këtë kategori.
-
Aksident i frikshëm në Kosovë, po bënin gara ilegale në autostradë, përplasen dy makina! Njëri shofer largohet nga vendngjarja (VIDEO)
9 Nëntor, 11:19Dy automjete janë përplasur në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku dyshohet se po zhvillonin gara ilegale. Policia identifikoi të dy drejtuesit përmes pamjeve filmike, ndërsa njëri prej tyre ishte larguar nga vendngjarja.
-
Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur! Shpëtohen 133 të tjerë
9 Nëntor, 09:30Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 133 persona nga 4 gomone, ndërsa vijojnë tre operacione kërkim-shpëtimi në zonë. Emigrantët kishin paguar nga 12-16 mijë dinarë libianë për udhëtimin drejt Greqisë, ndërsa dy sudanezë, 28 dhe 16 vjeç, janë arrestuar si të dyshuar për trafikimin e tyre.
-
Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekurisë së saj politike
8 Nëntor, 20:50Kosova ka marrë përsipër një sërë zotimesh për Gjykatën Speciale më 2014, përmes një letërkëmbimi mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe shefes së BE-së, Catherine Ashton.
-
Shqiptarët e Luginës së Preshevës sot në votime, 37 mijë qytetarë zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Këshillin Kombëtar! Në garë 4 lista për 29 vende
8 Nëntor, 11:12Në këto zgjedhje do të përcaktohet përbërja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), një institucion që përfaqëson interesat e shqiptarëve në Serbi në fushat e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
-
Aventurat me motorë “off road”, dy viktima brenda javës në kufirin Shqipëri-Kosovë (VIDEO)
7 Nëntor, 17:45Dy persona kanë humbur jetën brenda javes, në dy aksidente te ndryshme me motorë 4x4 (off road).
-
Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s'mund të ma heqë nga shpirti (VIDEO)
7 Nëntor, 10:24Në një takim me mbështetësit në veri të Serbisë, ish-presidenti ia morri këngës nacionaliste “Vidovdan”, të lidhur me mitin serb të Kosovës dhe epokën e Sllobodan Millosheviçit
-
Greqi/ Shqiptari gjendet i plagosur me armë zjarri në makinë, dy të arrestuar
7 Nëntor, 07:49Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda automjetit të tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark.
-
Zgjedhjet në Serbi, nën hetim kreu i shërbimit sekret dhe ministri i Drejtësisë! Punonjësit e shtetit detyroheshin të mblidhnin vota për partinë e Vuçiçit
6 Nëntor, 18:13Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka hapur dy çështje që lidhen me dyshime për shkelje të të drejtave zgjedhore. Mes personave të kallëzuar janë drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Vladimir Orliq, ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, si dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë.
-
Mali i Zi mbyll edhe 2 kapituj me BE-në, synon të përfundojë negociatat deri në fund të vitit! Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027
6 Nëntor, 17:37Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 23 kapituj negociues me Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian ka paraqitur një plan që parashikon përfundimin e negociatave brenda vitit 2026, por afatet varen nga reformat dhe miratimi i shteteve anëtare.
-
Vrau me sëpatë ish-partneren dhe të dashurin e saj në Greqi, arrestohet pas 6 vitesh 44-vjeçari shqiptar! Pranon autorsinë edhe për 2 vrasje të kryera në Shqipëri (EMRI)
6 Nëntor, 16:1544-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Patisias në Athinë, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në tetor të vitit 2020 në Loutraki të Greqisë. Viktimat ishin një grua 43-vjeçare nga Ukraina, me të cilën shqiptari kishte pasur më parë një lidhje, dhe partneri i saj 42-vjeçar, me profesion farmacist.
-
500 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë përmes maleve, policia greke publikon pamjet e operacionit për kapjen e tyre! (VIDEO)
6 Nëntor, 10:20Policia greke ka publikuar pamje nga droni që tregojnë grupe emigrantësh duke lëvizur në këmbë në zona malore dhe rrugë të izoluara të Thesprotisë. Pamjet lidhen me hetimin që çoi në goditjen e një rrjeti të dyshuar për organizimin e kalimit të paligjshëm të mbi 500 emigrantëve nga Shqipëria drejt Greqisë
-
Serbia me 4 ditë pune? Lista Studentore propozon 32 orë punë në javë pa ulje të pagës, 3 muaj pushime për baballarët e rinj
5 Nëntor, 22:44Ndryshime propozohen edhe në sistemin e pensioneve, përmes indeksimit dy herë në vit, rritjes së të ardhurave për pensionistët me pensione të ulëta dhe krijimit të një pensioni social për personat mbi 65 vjeç që nuk plotësojnë kushtet për pension kontributiv.
-
Dalin pamjet, si banda e Klodian Lekocajt sulmonte me granata dore bizneset në Greqi! Gjithçka orkestrohej nga burgu (VIDEO)
5 Nëntor, 21:16Në një prej lokaleve, shihet si autorët kalojnë përpara një lokali, hedhin një granatë dore brenda ambienteve, ku ndodheshin klientë dhe largohen nga vendi i ngjarjes.Grupi vendoste gjoba ndaj bizneseve, të cilët ishin të detyruar të paguanin ose do të përfundonin të hedhur në erë.
-
Hashim Thaçi mesazh nga Haga në 6-vjetorin e arrestimit: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
5 Nëntor, 20:21Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e qytetarëve, duke u zotuar se do të dalë i pastër nga procesi ligjor që po kalon në Hagë.
-
Marta Kos takon përfaqësuesit e Listës së Studentëve në Bruksel: Serbia ka mundësi për një fillim të ri
5 Nëntor, 18:27Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, është takuar me përfaqësues të “Listës së Studentëve”, që sipas raportimit të Gazetës Tema fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Në fokus të takimit ishte mbështetja e BE-së për reformat demokratike dhe institucionale.
-
6 vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Luftës organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë
5 Nëntor, 10:12Gazment Syla ka bërë të ditur se aktiviteti do të mbahet para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku përfaqësuesit e tri organizatave të dala nga lufta do të përcjellin mesazhe publike për të shprehur pakënaqësinë ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe solidaritetin me ish-krerët e UÇK-së.