Sociale
-
9 Nëntor, 17:55
-
Fier/ 11-vjeçari Erald Shahu përballet me leuçeminë! 12 shkolla bashkohen për ta ndihmuar, mblidhen 600 mijë lekë (VIDEO)
9 Nëntor, 17:09Prej një muaji, Erald Shahu, 11-vjeç nga Driza e Fierit është diagnostikuar me leuçemi. Mësues dhe nxënës janë bërë bashkë, duke mbledhur 600 mijë lekë, pasi Eraldi jeton në familje të varfër, me dy prindër të sëmurë.
-
Begaj dhe Mattarella takojnë arbëreshët në Itali, Presidenti: Jeni themeli i vëllazërisë mes dy vendeve! Ruajeni gjuhën dhe traditat
9 Nëntor, 15:44“Miqësitë mes shteteve mund të ndërtohen nga interesat e përbashkëta, ndërsa vëllazëria lind nga historia, nga kujtesa, lind nga lidhjet njerëzore”. Me këtë mesazh, Presidenti Bajram Begaj iu drejtua komunitetit arbëresh gjatë takimit në Romë me homologun italian, Sergio Mattarella.
-
Fermerët, ujitja dhe siguria ushqimore, Ministri Salla shpjegon si parashikohet të ndahen 18 miliardë lekët e Bujqësisë në vitin 2027
9 Nëntor, 15:08Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në komisionin parlamentar, ministri i Bujqësisë bëri të ditur se 100 milionë lekë shtesë janë planifikuar për Skemën Kombëtare të Mbështetjes së fermerëve, ndërsa 4,3 miliardë lekë parashikohen për ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet.
-
'Uji vjen me erë të rëndë', banorët e Lushnjës: Nuk e pimë, detyrohemi ta blejmë edhe për gatim! (VIDEO)
9 Nëntor, 14:48Banorët e lagjes periferike “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë ankohen për cilësinë e ujit që u vjen në çezmat e banesave, duke thënë se nuk e përdorin për të pirë dhe as për gatim, pasi dyshojnë se është i ndotur.
-
Spitali Rajonal i Gjirokastrës me infrastrukturë të re, ministrja Spahiu: Po hartojmë planin 10-vjeçar për mjekët, vëmendje rritjes së kuotave për specializantët (VIDEO)
9 Nëntor, 14:33Krahas investimeve në spitale, Spahiu njoftoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit po hartohet një plan kombëtar 10-vjeçar për menaxhimin e burimeve njerëzore në shëndetësi, ku parashikohet t'i kushtohet vëmendje e veçantë edhe rritjes së kuotave të mbuluara për mjekët specializantë.
-
Konispoli prodhon 5 mijë tonë mandarina, për herë të parë eksport edhe në Zvicër! Fermerët: Çmimi 60–70 lekë/kg
9 Nëntor, 14:09Në Konispol, hambarin e mandarinave këtë vit prodhimi arrin në 5 mijë tonë. Pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport. Krahas Polonisë e Çekisë, për herë të parë, mandarinat mbërrijnë edhe në tregjet zvicerane. Fermerët dhe grumbulluesit shprehen të kënaqur me çmimin dhe cilësinë.
-
Buxheti 2027/ Rektorët kërkojnë më shumë fonde për pagat, heshtin në Komision për protestat e studentëve! Opozita mungon
9 Nëntor, 13:15Rektorët e universiteteve kërkojnë më shumë fonde nga buxheti i shtetit, kryesisht për pagat. Në dëgjesën në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ku morën pjesë vetëm deputetët socialistë, drejtuesit e universiteteve kërkuan edhe më pak burokraci në tenderë. Ata nuk komentuan protestat e studentëve, të cilat u mbështetën edhe nga dhjetëra pedagogë.
-
Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve pas defektit në tubacion, banorët: Vjen me erë të rëndë! Ujësjellësi: U zhvendosën aluvionet (VIDEO)
9 Nëntor, 11:12Mbrëmjen e së dielës, uji shkoi i ndotur në çezmat e banorëve të lagjes periferike “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë. problematika u be publike nga deputeti demokrat, Saimir Korreshi.
-
Lushnja në gatishmëri për sezonin e reshjeve, përgjegjësi i Bordit të Kullimit: Emisari i Myzeqesë pastrohet periodikisht, ulet kuota me 1.4 metra për të shmangur përmbytjet (VIDEO)
9 Nëntor, 10:29Pastrimi i këtij emisari nga aluvionet e shumta, të cilat vijnë nga zonat kodrinore, Përroi i Lunjës dhe ai i Kasharajt, pritet të përmirësojë ndjeshëm funksionimin e sistemit të kullimit në të gjithë zonën e ulët fushore të Myzeqesë.
-
Veriu i Shqipërisë, një destinacion i panjohur turistik që rikthen traditën e mikpritjes dhe zbulon bukuritë e fshatrave të harruar
9 Nëntor, 09:05Një projekt i ri turistik në Shqipëri synon të rikthejë në jetë kullat tradicionale prej guri, të cilat për shekuj me radhë kanë qenë pjesë e rëndësishme e historisë dhe jetës së banorëve në veri të vendit.
-
Thellohet hendeku, Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së në raport me popullsinë! Maqedonia e Veriut kryeson rajonin
9 Nëntor, 07:54Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa diferenca me vendet e tjera është e konsiderueshme. Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të mjekëve në raport me popullsinë, e ndjekur nga Serbia dhe Mali i Zi.
-
E hëna me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë vendin, shtrëngata në zonat qendrore e jugore (VIDEO)
9 Nëntor, 07:12Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimi (diell). Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.
-
Institucioni i përkujdesjes rezidenciale në Korçë transformohet në Qendër për Mbështetjen e Fëmijës dhe Familjes, ministrja Spahiu: Këtë shembull ta çojmë në çdo qytet!
8 Nëntor, 18:13Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social, ka financuar Bashkinë Korçë që prej vitit 2021. Deri në vitin 2026, vlera totale e financimit të akorduar për këtë shërbim arrin në 35,296,014 lekë, ndërsa mbështetja financiare vijon në masën 30% të vlerës fillestare të shërbimit.
-
Festa e Gështenjës, tradita që promovon Shllakun turistik në Vaun e Dejës popullon fshatin për të gjashtin vit radhazi
8 Nëntor, 15:48Vendas, banorë të zonës, të larguar ndër vite dhe vizitorë u rikthyen këtë fundjavë në fshatin Shllak për festën e Gështenjës. Shllaku, pjesë e bashkisë Vau i Dejës është ndër fshatrat me kultivim masiv të gështenjës në veri të Shqipërisë, pasi në ekonominë pyjore të zonës numërohen 333 hektarë gështenja.
-
Muzeu i Kujtesës në Shkodër rrëfen vuajtjet e diktaturës komuniste, turistët e huaj: Vizita këtu na njeh me Shqipërinë e asaj kohe
8 Nëntor, 15:20Mes qelive origjinale të paraburgimit, dhomës së torturave dhe dokumenteve të ekspozuara, turistët njihen nga afër me vuajtjet dhe përndjekjen politike të periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri.
-
Tezgat plot, por blerësit në tregun e Fierit pakësohen: Çmime të papërballueshme, s’i blejmë dot! Tregtarët ankohen për rënien e shitjeve
8 Nëntor, 14:01Muaji nëntor nis me çmime të larta në tregun e fruta-perimeve në Fier. Një situatë që po rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e qytetarëve, të cilët po e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë blerjet e përditshme.
-
Një kartolinë vjeshte nga Alpet shqiptare! Rama ndan pamjet e Luginës së Valbonës mes ngjyrave magjepsëse (VIDEO)
8 Nëntor, 12:01Qielli i kaltër, gjelbërimi i livadheve dhe pemët me gjethe të verdha e të kuqërremta krijojnë një peizazh të veçantë në Luginën e Valbonës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky destinacion turistik, i cili në këtë periudhë të vitit merr ngjyrat karakteristike të vjeshtës.
-
Shkarjet dëmtojnë rrugën Sanxhak-Kurbin, ende asnjë masë! Bashkia: Presim fondet e emergjencës
8 Nëntor, 11:58Dëmtimet që kanë ndodhur përgjatë segmentit rrugor Sanxhak-Kurbin e kanë kthyer segmentin, nën përkujdesjen e Bashkisë Kurbin, në të rrezikshëm për përdoruesit. Këta të fundit kërkojnë ndërhyrjen me qëllim rikthimin e normalitetit, ndërsa Bashkia thotë se po pret fondet e emergjencës.
-
Lumi Osum u shkatërroi tokat, mbi 200 familje në Moravë të Beratit pa dëmshpërblim! Banorët: Kemi mbetur pa të ardhura (VIDEO)
8 Nëntor, 11:54Përmbytjet e vazhdueshme kanë lënë pa të ardhura shumë familje në fshatin Moravë të Beratit. Banorët thonë se tokat u janë dëmtuar disa herë, ndërsa pavarësisht evidentimit të dëmeve nga Emergjencat Civile, nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.