Një automjeti në Fier i është vendosur një sasi lënde shpërthuese mbrëmjen e sotme.
Shpërthimi i automjetit ka ndodhur gjatë kohës që ishte në lëvizje. Për pasojë drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar rëndë. Ai është transportuar në Spitalin e Fierit, ndërsa mësohet se ka pësuar lëndime të shumta në gjymtyrë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe një zjarrfikëse e cila ka neutralizuar flakët.