-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 15 Korrik 2019Për këtë shenjë do të jetë një ditë mjaft e mirë në të gjitha drejtimet. Një ditë përrallore për të dashuruarit dhe çiftet. Jeni në harmoninë perfekte me partnerin tuaj, shijojeni. Për beqarët do të jetë një ditë premtuese dhe me njohje të reja. Mos jini të ndrojtur. Programimi i mirë i punës do të bëjë që të finalizoni me sukses objektivat tuaj ku edhe do të merrni shpërblimin.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 15 Shkurt 2019Hëna do sjellë entuziazëm me shumicë gjatë gjithë kësaj dite dhe do jeni në humor të shkëlqyer. Asnjë moment nuk ka për të qenë i mërzitshëm. Ju të dashuruarit do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj dhe do e shihni ndryshe të ardhmen. Mbrëmja do jetë më emocionuese dhe plot ngjyra. Ju beqarët ka rrezik të jeni viktima të dikujt që do kërkojë thjesht të tallet me ju. Mos u nxitoni të hidhni hapa. Në punë, dinamizmi do bëjë që ju t’ia dilni mbanë me çdo projekt që do nisni. Jupiterin do e keni mbështetje të forta dhe nuk do bëni aspak gabime. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po qëndruat me këmbë në tokë nuk do keni asnjë lloj problemi.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 14 Shkurt 2019Do jeni melankolike gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe do i merrni gjerat si t'iu vijnë. Nuk priten probleme apo vështirësi te mëdha. Beqaret do përjetojnë emocione dhe kënaqësi pa fund fale disa personave qe do i joshin ne çdo moment. Me siguri qe do pranojnë qe sot ta ndryshojnë statusin. Financat nuk do jene te këqija, por as fantastike. Tregohuni te kujdesshëm.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 13 Shkurt 2019Sektori i dashurisë se çifteve do jete i begate sot. Gjithçka do jete si ne një ëndërr dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Do ndiheni si kurrë me pare. Beqaret nuk do arrijnë dot te krijojnë një lidhje edhe pse do mundohen gjithë kohës. Financat do kërkojnë pak me tepër vëmendje qe te përmirësohen. Ju ne fakt i dini mire strategjitë qe duhen ndjekur, por thjesht ndonjëherë përtoni te merreni.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 12 Shkurt 2019Kjo e martë nuk duket të jetë aspak pozitive. Mund të ketë tensione, sidomos në dashuri. Kush po jeton më shumë se një histori paralelisht, do të rezultojë se po gabon.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 11 Shkurt 2019Te gjithë planetët do ua mbrojnë sot jetën sentimentale dhe e ardhmja do jete me e veçante. Ne çdo moment do ja shprehni ndjenjat partnerit dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare qe ne orët e para te mëngjesit. Ne planin financiar nuk do ketë probleme dhe kjo për shkak te masave qe keni marre se fundmi.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 10 Shkurt 2019Do ndiheni shume mire sot pranë personit qe dashuroni dhe marrëdhënia ne çift do ete e ngrohte. Do shkëmbeni me te çdo ide apo mendim. Beqaret do e gjejnë me ne fund personin ideal dhe do fillojnë me te një lidhje serioze. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Jo vetëm qe do kryeni investimet e nevojshme, por do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 9 Shkurt 2019Do të lini pas krahëve disa ditë stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 8 Shkurt 2019Do të lini pas krahëve disa ditë stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 7 Shkurt 2019Të lindurit e kësaj shenje duhet të gjejnë forcat dhe energjinë për t’iu përkushtuar më shumë sferës profesionale, shkruan noa.al. Parashikohen momente kritike, sidomos sa i takon dashurisë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 6 Shkurt 2019Dite tejet e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh mire me atë qe keni ne krah dhe mund te debatoni ashpër. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes. Nuk do kryeni aspak investime te panevojshme te cilat do mund ta tronditnin situatën.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 5 Shkurt 2019Parashikohet një e martë e ngadaltë, ndonëse më e mirë se e hëna. Përfitoni për të hedhur ndonjë hap më shumë ose për të pushuar. Vetëm në fundjavë, do të ketë rikuperim.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 4 Shkurt 2019Dashuria: Një ditë vendimtare për Shigjetarin, disa zgjedhje në dukje të vështira do të jenë ato që do t’ju japin një pagesë të re. Mirëkuptim i shkëlqyeshëm me të dashurin/ën tuaj. Për beqarët do të ketë lajme, ndoshta kthimi i njerëzve nga larg, që shpresojnë përsëri. Puna: Perspektivat e mira për fillimin e një pune të re, hapja e një biznesi, ose nisja e bashkëpunimeve të reja.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 3 Shkurt 2019Nuk do i shprehni aq sa duhet ndjenjat tuaja sot dhe nuk do mund te ruani dot një klime te ngrohte ne jetën tuaj ne çift. As beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, kështu qe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Kalojeni kohen e lire me miqtë apo me familjaret. Ne planin financiar fatmirësisht nuk priten probleme te mëdha. Vështirësi mund te keni, por me pak kujdes do i kaloni.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 2 Shkurt 2019Do të fiksoheni pas një projekti me mish dhe me shpirt, duke lënë pas çdo gjë tjetër. Me energjinë e madhe që ju dhurojnë planetet gjatë këtyre ditëve, parashikohet përjetimi i emocioneve shumë të bukura, të cilat duhen menaxhuar me kujdes.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 1 Shkurt 2019Do kaloni një dite te mrekullueshme sot ju te dashuruarit dhe do ndiheni te plotësuar. Partneri do ju beje te ndiheni si mbi re. Beqaret me shume gjase do realizojnë një takim me dike, për te cilin zemra do iu rrahe fort qe ne momentet e para. Financat do jene te mira. Përfitoni nga situata për te hequr edhe ndonjë para mënjanë. Te ardhmes nuk i dihet asnjëherë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 29 Janar 2019Ju qe jeni ne një lidhje do kujdeseni shume qe gjerat te ecin me se miri me partnerin tuaj. Do i përgatisni shpesh edhe surpriza atij qe keni ne krah. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Nuk duhet kërkuar asgjë me ngulm. Gjendja e te ardhurave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni financat tuaja.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 27 Janar 2019Dashuria: Ju do të keni çdo mundësi për të ndryshuar një situatë sentimentale në favorin tuaj. Venusi favorizon dialogun paqësor dhe ju udhëzon në bindje. Një ditë plot surpriza për beqarët, ju mund të forconi një miqësi të re dhe të jetoni me një flirt. Puna: Mundësitë për rritje profesionale do të pranohen mirë dhe premtojnë fillimin e një periudhe shumë fatlume.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 26 Janar 2019Gjatë kësaj dite do të ndjeni një dëshirë të madhe për tu çliruar nga tensionet dhe emocionet negative që keni përjetuar kohëve të fundit. Marsi dhe Venusi do të kenë ndikim pozitiv, sidomos sa i takon dashurisë. Edhe pse së fundmi keni qenë disi të tërhequr, nuk do e keni të vështirë që të riktheheni sërish protagonistë. Parashikohet nisja e një historie të re.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 24 Janar 2019Do të jetë e vështirë që kjo ditë të menaxhohet. Nëse jeni të pushtuar nga ndjenjat, do të keni dëshirë që të qëndroni gjithë kohës me personin tuaj të zemrës, por nëse lidhja juaj nuk funksionon, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Mbani parasysh se çdo gjë është reciproke.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 21 Janar 2019Dashuria: Horoskopi sot njofton një qiell pozitiv që do t’ju bëjë të jetoni emocione të reja. Disa nga ju do të kërkojnë një histori të qëndrueshme, të tjerët do të vendosin të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës. Beqarët do të jenë në gjendje të provojnë ndjesi të reja, një takim në veçanti mund të jetë vendimtar. Puna: Ju do të stimuloheni nga mundësitë e reja që rrotullohen rreth jush, sigurohuni që të bëni zgjedhje të përshtatshme.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 11 Janar 2019Parashikohen mundësi të mira sa i takon jetës profesionale. Do të arrini të çoni deri në fund disa projekte që kanë shumë rëndësi për ju, shkruan noa.al. Kjo e premte parashikohet të jetë mjaft e favorshme.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 10 Janar 2019Shmangni sjelljet impulsive në dashuri, pasi diskutime të vogla mund të degjenerojnë shumë shpejt në konflikte të mëdha. Këshillohet që të veproni me sa më shumë diplomaci për të ruajtur një raport të rëndësishëm. Kjo është një ditë mjaft e rëndësishme për të treguar kujdes për trupin tuaj.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 5 Janar 2019Duhet të përqendroheni maksimalisht në sfidat e reja profesionale me të cilat do të përballeni. Sa i takon ndjenjave, do të ndjeni nevojën për të marrë disa vendime të rëndësishme.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 4 Janar 2019Do të jeni nën ndikimin pozitiv të Venusit, ku do të arrini të çoni deri në fund një sërë çështjesh të rëndësishme. Përkushtimi maksimal gjatë kësaj periudhe, kërkon që të ruani qetësinë në çdo sektor.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 3 Janar 2019Dashuria: Në dashuri sot mund të ketë tensione, por përpiquni të mos ekzagjeroni me iluzione të jashtzakonshme. Jini pajtues për të marrë pëlqimin e partnerit/es. Beqarët do të bëjnë miq të rinj dhe do të zbulojnë se kanë një ndjenjë të madhe me një person. Puna: Mos u hutoni dhe përqendrohuni në përgjegjësitë tuaja. Ato janë shumë, por ju i mbani me zell!
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 1 Janar 2019Dashuria: Marsi është definitivisht kundër jush pasi do t’ju bëjë të humbni kontrollin e situatës disa herë duke ju bërë të zemëruar. Megjithatë, ata në një marrëdhënie mund të gëzojnë një marrëdhënie magjike. Beqarët do të kalojnë ditën e parë të vitit vitin në një shoqëri të mirë. Puna: Mos u kërkoni të tjerëve t’ju zëvendësojnë në zgjidhjen e problemeve që keni, sot do të keni mundësi të shkëlqyera për të treguar se jeni në gjendje të zgjidhni gjithçka.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 30 Dhjetor 2018Durimi dhe nervozizmi do të mbërthejnë ditën tuaj sot. Po i tejkaloni shumë gjërat e nevojshme dhe të dobishme që mund t’ju sjellin avantazhe.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 29 Dhjetor 2018Vështirësitë në jetën tuaj në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Mundohuni të tregoheni paksa më të kuptueshëm sepse përndryshe lidhjes suaj mund t’i vijë fundi. Beqarët ka mundësi të pëlqejnë në një mënyrë tjetër një mik të vjetër. Gjeni mënyrën e duhur për t’ia shprehur ndjenjat. Financat do jenë të stabilizuara.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 20 Dhjetor 2018Ambicia juaj profesionale do të jetë në maksimum. Në fushën e ndjenjave do të fitoni simpatinë e të njohurve por edhe të personave të tjerë. Një këshillë për ju: Mos e lini pas dore partnerin/en.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 19 Dhjetor 2018Kjo e mërkurë do të jetë disi monotone, ku do të përfshiheni në çështje praktike të rutinës, shkruan noa.al. Mund të përballeni me disa situata dëshpëruese dhe pakënaqësi. Duhet të mundoheni që të bëni ndryshime.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 18 Dhjetor 2018Nëse jeni ne çift dhe jetoni bashke me atë qe doni, nuk duhet te ngatërroni financat. Kjo do jete pika e dobët për te cilën mund te lindin edhe debate te mëdha. Beqaret nuk do dine çfarë te bëjnë. Ndihen vetëm, por nuk janë te sigurte nëse duan dike pranë apo jo. Sqarohuni njëherë me veten para se te merrni vendime. Ambienti yjor nuk është i favorshëm për financat.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 17 Dhjetor 2018Dashuria: Disa lajme të mira mund ta bëjnë figurën e dashurisë edhe më të bukur: nëse jeni çift mund të mendoni të zgjeroni familjen! Ndryshimet priten për beqarët, ju mund të shpresoni për një përgjigje që ju prisni për një kohë të gjatë ose në kthimin e një ishi. Puna: Të ardhurat ekonomike janë në rritje. Sot do të jetë një ditë produktive për të gjithë shigjerët.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 15 Dhjetor 2018Gëzimi dhe kënaqësia qe keni ndjere ditët e fundit ne lidhjen tuaj do te vazhdoje ende. Harrojini kritikat nëse doni qe gjithçka te shkoje me se miri. Beqaret duhet te behën gati për një takim me një person qe ia vlen. Nëse do e lini ketë mundësi t’iu ike nga duart do pendoheni shpejt. Do bëni çmos qe t’i përmirësoni financat, madje edhe te ulni sa me shume shpenzimet.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 14 Dhjetor 2018Kjo e premte parashikon mundësinë për të bërë një udhëtim të vogël me njeriun tuaj të zemrës, ose nëse jeni vetëm me shoqërinë. Në sferën profesionale do të jeni në kërkim të lajmeve pozitive.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 13 Dhjetor 2018Duhet të veproni me diplomaci, nëse doni të bëni për vete një person që e keni shumë përzemër. Në sferën profesionale do të keni shumë angazhime, të cilat do ju përhumbin.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 12 Dhjetor 2018Ju qe jeni ne çift duhet te bëni kujdes dhe te mos i hidhni sytë tek personat e tjerë. Do e humbni atë qe keni ne krah dhe do ndiheni keq për këtë. Beqaret do jene sharmante dhe do e kenë te lehte te bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Përfitoni sa me shume te mundni. menaxhoheni me më shume kujdes buxhetin për te mos u përballur me probleme te mëdha. Ne këtë moment nuk iu duhet kjo gjë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 11 Dhjetor 2018Parashikohet një ndikim mjaft pozitiv i yjeve në raportet në çift, ku nuk përjashtohet mundësia që të hidhni një hap të rëndësishëm së bashku, shkruan noa.al. Në sferën profesionale, kjo e martë sjell ulje-ngritje.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 10 Dhjetor 2018Ndikimi i favorshëm i yjeve do të jetë në çdo sektor, si në sferën emocionale edhe atë profesionale. Do të ndjeni një nevojë të theksuar për të ruajtur ekuilibrat emocional.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 5 Dhjetor 2018Lini mënjanë çdo mburojë dhe përballuni me personin që doni në çdo drejtim. Shpesh i komplikoni raportet tuaja për shkak të mënyrës se si i përjetoni situatat. Ata që janë vetëm dhe që kanë besim në dashuri, do të kenë mundësi shumë të mira gjatë kësaj të mërkure. Në vendin e punës, bazohuni te forca juaj dhe do të arrini rezultate shumë të mira.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 4 Dhjetor 2018Do të ketë një rikuperim të ndjeshëm nga pikëpamja sentimentale, ndërsa nga ajo profesionale, kjo periudhë do të jetë e karakterizuar nga një numër i madh angazhimesh dhe përgjegjësish.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 3 Dhjetor 2018Përmirësimi qe ka filluar ne jetën tuaj ne çift do vazhdoje edhe sot. Jo vetëm qe do toleroni por do pranoni edhe gabimet qe keni bere. Kjo sjelle do beje qe marrëdhënia juaj te shkoje sa me mire. Emocionet qe do përjetojnë beqaret do jene te shumta. Mund te merrni edhe ndonjë vendim me rëndësi sot. Ne planin financiar do ndërthurni maturinë me këmbënguljen dhe gjerat do shkojnë mire.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 2 Dhjetor 2018Do të përballeni me të reja interesante në sferën profesionale. Ndërsa sa i takon ndjenjave, do të ndjeni nevojën për një sqarim. Vetëm kështu, mund të bëni paqe me veten.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 1 Dhjetor 2018Jave e pare e këtij muaji nuk do jete aspak e lehte për t’u kaluar. Komunikimi ne çift do te zbehet dhe nuk do arrini dot te kuptoheni me njeri-tjetrin. Pas datës 11 situata do mare një kthese te menjëhershme dhe klima do te ngrohet. Do kaloni edhe momente pasionante. Edhe beqaret do kenë me shume fat pas dhjete ditëve te para te muajit. Do ketë aventura, por edhe dashuri te mëdha. Shëndeti do jete i mire dhe do ndiheni me dinamike se me pare. Ata qe vuajnë nga sëmundje kronike duhet te vazhdojnë te përkujdesen për veten. Financat do jene me te mira sesa ju e kishit menduar. Ne dy javët e para mund te kryeni edhe ndonjë shpenzime me tepër. Jeta profesionale nga ana tjetër do jete pozitive por duhet te tregoheni te duruar për te arritur majën e suksesit.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 30 Nëntor 2018Një diskutim i dalë nga kontrolli, një veprim impulsiv apo një vendim i nxituar, mund të prishin totalisht planet tuaja, shkruan noa.al. Kështu që këshillohet që gjatë kësaj të premteje të tregoni kujdes me çdo rrezik me të cilin do të përballeni.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 29 Nëntor 2018Do të gjeni intensitetin e duhur me partnerin/en, duke përmirësuar sferën e ndjenjave. Ndërsa sa i takon sferës profesional, mund të jeni të hapur ndaj polemikave të reja.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 28 Nëntor 2018Ka shumë mundësi që gjatë kësaj të mërkure të zbuloni një intuitë të mprehtë brenda jush. Do të kuptoni se nuk keni nevojë për asnjë ndihmë nga jashtë, për të përballuar problemet të cilave mund t’iu bëni ballë vetë. Ka ardhur momenti që të bëni një hap mbas në raportet me persona të tjerë, shkruan noa.al. Sjellja juaj agresive mund t’iu hapë mjaft probleme, ndaj bëni kujdes.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 27 Nëntor 2018Do e keni te thjeshte te flisni për gjithçka me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret nuk duhet te dëgjojnë ato qe do iu thonë te tjerët, por te reflektojnë dhe te bëjnë zgjedhjet e duhura. Ne planin financiar do bëni investimet e nevojshme dhe shume shpejt ky sektor do jete goxha me i mire se tani.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 26 Nëntor 2018Kjo ditë do të jetë e luhatur. Raporti në çift do të jetë gjithë ulje-ngritje, ku do ju duhet të rigjeni humorin. Megjithatë do të gjeni mbështetje te partneri/ja, ndaj shfrytëzoni dëshirën për të nisur plane për të ardhmen. Ata që janë vetëm do i hedhin sytë tek një person special, i cili do ju zgjojë fantazinë. Këshillohet që të guxoni dhe të mos e lini gjithçka në dorë të ëndrrave. Në vendin e punës, më në fund do të shihni të realizuar disa objektiva. Këshillohet që të veproni me kujdes dhe do ia dilni.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 25 Nëntor 2018Nëse jeni beqare do ndiheni mjaft te lumtur. Ne fakt po ta mendoni mire do e kuptoni se lidhjet serioze apo martesat nuk janë për ju. Influenca e Merkurit ne jetën e çifteve do beje qe sado te zënë te jeni me pune te gjeni momentin për te kaluar çaste romantike pranë atij qe doni. Do iu duhet te bëni një shpenzim te papritur për shkak te prishjes se një pajisjeje shtëpiake. Financat do tronditen pak.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 24 Nëntor 2018Ka diçka që ju bezdis, ndoshta sjellja e një të afërmi apo kolegu apo edhe disa vonesa të akumuluara gjatë këtyre ditëve. Megjithatë mos u dekurajoni nëse shihni që disa nga projektet tuaja vonojnë që të realizohen. Zgjidhje të mira janë fare pranë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 23 Nëntor 2018Ka diçka që ju bezdis, ndoshta sjellja e një të afërmi apo kolegu apo edhe disa vonesa të akumuluara gjatë këtyre ditëve. Megjithatë mos u dekurajoni nëse shihni që disa nga projektet tuaja vonojnë që të realizohen. Zgjidhje të mira janë fare pranë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 22 Nëntor 2018Në dashuri dhe në familje mos u tregoni shumë tekanjoz, pasi ka disa çështje të cilat duhet ti rishihni mirë, para se të merrni vendime të rëndësishme. Në vendin e punës mos u nxitoni, pasi shpërqendrime të vogla mund të çojnë në probleme të mëdha.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 19 Nëntor 2018Dashuria: Në çështjet e dashurisë shmangni shumë shqetësime, diskutimet që mund të lindin mund të jenë të parëndësishme dhe me pak rëndësi. Jini më pak të pafytyrë. Siguri të reja për beqarët dhe dëshira të mira për dashurinë, gjithçka mund të ndryshojë papritur. Puna: Në punë, sfidat dhe angazhimet e reja duhet të tejkalohen, përballë vendosmërisë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 18 Nëntor 2018Kjo ditë ju fton të jeni më të kujdesshëm në mënyrën se si do të shpreheni, pasi shpesh prireni të jeni të ashpër dhe të drejtpërdrejtë gjë që mund shkaktojë gafa të vogla, sidomos në dashuri. Në vendin e punës do të merrni kënaqësi të mëdha.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 17 Nëntor 2018Kjo ditë ju fton të jeni më të kujdesshëm në mënyrën se si do të shpreheni, pasi shpesh prireni të jeni të ashpër dhe të drejtpërdrejtë gjë që mund shkaktojë gafa të vogla, sidomos në dashuri. Në vendin e punës do të merrni kënaqësi të mëdha.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 15 Nëntor 2018Mundohuni të zhdukni gjithë problemet që keni në vendin e punës, pasi tërheqja e tyre në familje ose dashuri, mund të shtojnë problemet. Ky është momenti për të menduar më shumë për veten dhe ndjenjat tuaja.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 14 Nëntor 2018Mund të merrni një ofertë mjaft tunduese, lidhur me vendin e punës, gjë që do ju lejojë që të zgjidhni disa probleme ekonomike dhe financiare që keni pasur në të kaluarën. Megjithatë ka disa sakrifica të cilat duhet ti merrni në konsideratë, sidomos në dashuri. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 13 Nëntor 2018Ka ardhur koha ta qartësoni lidhjen tuaj dhe diskutoni shtruar me partnerin. Keni mundësinë te zgjidhni ato probleme qe kane kohe qe iu shqetësojnë. Për beqaret, një aventure kalimtare qe ka nisur mund te marre një kthese tjetër. Do mendoni për diçka me serioze. Flisni me ekspertet dhe gjeni mënyrën e duhur për te bere pak ekonomi. Po vazhduat te harxhoni do e keni punën pisk.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 12 Nëntor 2018Parashikohen mundësi shumë të mira për rezervat tuaja financiare dhe kjo gjë do ju lejojë që të nisni planifikimet për strategji dhe projekte të reja për muajt e ardhshëm. Në dashuri do të merrni përgjigje të rëndësishme.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 11 Nëntor 2018Dashuria: Takime flirtuese për beqarët, të cilët do të kenë një dëshirë të madhe për t’u argëtuar dhe të mos mendojnë për ndonjë gjë. Historitë që lindin tani mund të përcaktojnë edhe të ardhmen tuaj, prandaj njohjet e reja të dashurisë nuk mund të përjashtohen. Puna: Kushdo që dëshiron të ndryshojë punët është më mirë se të humbasë kohë, pa lënë pas dore arsyeshmërinë dhe maturinë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 10 Nëntor 2018Do të jetë një ditë e mbushur plot të reja, të cilat do të ndryshojnë pritshmëritë tuaja lidhur me bashkëpunime dhe çështje të cilat duhet ti çoni deri në fund. Në fushën e ndjenjave, një shkëndijë e papritur do ju bëjë euforik.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 9 Nëntor 2018Do të keni mundësi që në vendin e punës të shfaqni një autoritet të madh, dhe gjithçka në sajë të një roli të ri që keni marrë së fundmi. Megjithatë duhet të veproni me sa më shumë diplomaci, në mënyrë që të garantoni një atmosferë të qetë në vendin e punës. Ndërsa nga pikëpamja sentimentale, do të jeni të mbushur me dyshime.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 8 Nëntor 2018Parashikohen disa fitore të rëndësishme në vendin e punës, ku marrja e përgjegjësive të reja, do ju lejojë që të arrini një rol, të cilin e keni synuar prej kohësh. Në dashuri, mos u tregoni të largët.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 7 Nëntor 2018Mund ti kushtoni më shumë vëmendje partnerit/es tuaj gjatë kësaj dite. Ndërkohë, yjet parashikojnë zhvillime të rëndësishme sa i takon sferës profesionale.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 6 Nëntor 2018Duhet të mundoheni të jeni më aktiv dhe spontan në vendin e punës, pasi një bashkëpunim i ri i cili në të kaluarën ju ka krijuar ndonjë problem, tashmë do të rezultojë mjaft i favorshëm. Megjithatë për të marrë suksesin e dëshiruar, duhet të jeni tejet të organizuar.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 5 Nëntor 2018Fale influencës se Saturnit do tregoheni shume autoritare ne jetën ne çift. Nëse partneri e pranon këtë situate çdo gjë do shkoje mire, ne te kundërt do lindin goxha debate. Beqaret do kenë takime me shumice. Zotësia juaj do jete te zgjidhni atë qe iu përshtatet me mire. Yjet iu kane përgatitur një dhurate ne sektorin financiar. Përgatituni sepse këtë as qe e kishit menduar.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 4 Nëntor 2018Do të keni nevojë për të parë disa problematika nga një këndvështrim tjetër dhe për këtë arsye, do të keni nevojë për mbështetjen e bashkëpunëtorëve tuaj. Këshillohet që gjatë kësaj dite të bëni kujdes me shëndetin.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 3 Nëntor 2018Kjo fundjavë do ju gjejë tejet euforik, ku parashikohet të ketë konfirmime dhe zhvillime të rëndësishme profesionale, shkruan noa.al. Mundohuni vetëm që të mos lini pas dore jetën tuaj sentimentale.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 2 Nëntor 2018Durimi dhe gatishmëria do të jenë asi nën mëngë, gjë do ju lejojnë që të shmangni disa tensione në vendin e punës. Këshillohet që të jeni fleksibël dhe më të hapur, në gjetjen e zgjidhjeve të vlefshme, për çdo të papritur. Dashuria do të jetë mjaft e favorshme.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 1 Nëntor 2018Shmangni debatet dhe tensionet të cilat mund të rezultojnë të dëmshme për çështjet tuaja profesionale. Mundohuni të jeni më të ekuilibruar në menaxhimin e emocioneve tuaja, pasi luhatjet e humorit të shkaktuara prej stresit të madh në punë, mund të shkaktojnë destabilitet në çift.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 31 Tetor 2018Do të hapet para jush një fazë mjaft e rëndësishme për dashurinë dhe ndjenjat. Këshillohet që të jeni ju që të hidhni një hap vendimtar ndaj partnerit/es dhe do të merrni konfirmime të rëndësishme. Këshillohet që me shpenzimet të tregoheni të kujdesshëm.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 30 Tetor 2018Fati do të jetë në anën tuaj dhe për këtë arsye do të arrini të zgjidhni çdo të papritur në vendin tuaj të punës. Megjithatë duhet të jeni më të qetë dhe të reflektoni më shumë në familje ose në dashuri, pasi ka disa çështje të pazgjidhura, të cilat duhen trajtuar me kujdesin maksimal.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 28 Tetor 2018Klima e ditës se sotme do te nxite çiftet te përmirësojnë marrëdhënien e tyre. Ata do e bëjnë lidhjen e tyre me te ngrohte dhe harmonike. Për beqaret dita do jete e mrekullueshme. Urani dhe Neptuni do ju sjellin fat për te takuar një person te veçante. Përgatituni! Financat nuk do jene aspak te mira dhe kjo do iu shqetësojë mjaft. Mos luani me to sepse do ngeleni me xhepat bosh.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 27 Tetor 2018Keni marrë përsipër përgjegjësi të mëdha dhe tashmë po nisni të ndjeni peshën mbi supe. Mos u përfshini nga paniku, pasi mund të siguroni aleatë të vlefshëm. Në dashuri, mund të merrni përgjigje mjaft të mira.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 26 Tetor 2018Ka disa të papritura të cilat do ju detyrojnë të rishikoni, prioritetet tuaja në vendin e punës. Mos jini të tensionuar, pasi çdo acarim rrezikon që t’iu shpërqendrojë. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohen mundësi shumë të mira për të zyrtarizuar një raport dashurie.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 25 Tetor 2018Në vendin e punës nuk duhet të shfaqni një sjellje që ngjallë polemika, pasi rrezikoni të ushqeni tensione dhe keqkuptime në vendin e punës. Nga pikëpamja sentimentale, këshillohet të mos jini shumë xheloz dhe të mos kërkoni më shumë nga ç’duhet ndaj partnerit/es.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 24 Tetor 2018Merrni më shumë kohë për të pushuar dhe për të riorganizuar të gjithë aktivitetet tuaja, lidhur me disa projekte të reja të cilat do të tensionojnë nervat dhe trupin tuaj. Duhet të jeni të gatshëm të përballeni me disa të papritura.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 23 Tetor 2018Nga pikëpamja sentimentale parashikohen zhvillime mjaft interesante, pasi gjatë muajve të fundit keni pësuar zhgënjime të mëdha, shkruan noa.al. Bëni kujdes ndaj ndonjë keqkuptimi në vendin e punës. Këshillohet që të mos jeni shumë kokëfortë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 22 Tetor 2018Dashuria: Përballoni këtë ditë me të menduarit pozitiv, organizoni angazhimet tuaja dhe relaksohuni. Një mbrëmje romantike ju pret me të dashurin/ën tuaj! Zemrat e vetmuara do të jenë në disponim për njohje të reja, ndoshta një flirt do të lindë. Puna: Ka ardhur koha të dilni nga atributet sepse do të ballafaqoheni me situata ku nuk do të jetë e lehtë të jesh i durueshëm.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 21 Tetor 2018Mundohuni që të fokusoheni mirë në një objektiv që i keni vendosur vetes, pasi disa shpërqendrime të vogla, mund t’iu pengojnë në vendin e punës. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj, sidomos nëse ndjeni siklet apo jeni shumë të stresuar. Pushoni më shumë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 20 Tetor 2018Në momentin që përhumbeni në mendime, shpesh prireni të izoloheni. Megjithatë kjo është një ditë e cila kërkon që të çoni përpara disa propozime, ndaj duhet të shfaqeni më të përgjegjshëm. Në dashuri duhet të merrni disa vendime të rëndësishme.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 19 Tetor 2018Do të përfshiheni në një projekt interesant dhe inovativ i cili do të stimulojë krijimtarinë tuaj. Do të ndiheni më të fortë dhe të sigurtë në vete dhe për këtë arsye do të arrini të përpunoni strategji suksesi. Këshillohet që të mos e lini pas dore partnerin/en tuaj.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 18 Tetor 2018Do të mbeteni të befasuar nga sjellja e një kolegu tuaj. Motivimi i bashkëpunëtorëve është mjaft i rëndësishëm, për të ruajtur një klimë produktive dhe të qetë. Në dashuri do të jeni në kërkim të më shumë qetësie.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 17 Tetor 2018Duhet të punoni fuqishëm për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Mundohuni të jeni më të sigurtë në vete dhe fokusohuni në prioritetet që keni. Nisja e një historie të re dashurie, mund të çojë në ndërmarrjen e një rrugëtimi interesant.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 16 Tetor 2018Duhet të dyshoni tek aparenca, pasi një person që ju duket kokëfortë dhe këmbëngulës, mund të jetë shumë më ndryshe. Kështu që duhet të shfaqeni sa më bashkëpunues dhe të dëgjoni më shumë. Njohjet e reja do të jenë mjaft të favorshme në mbrëmje.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 15 Tetor 2018Humori juaj do të varet nga moti, kështu që mos reagoni sot. Njerëzit do të shikojnë atë që do të shfaqni ju. Kaloni më shumë kohë me veten tuaj, pasi do të ndiheni më mirë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 13 Tetor 2018Në këtë moment do të keni disi vështirësi për të kuptuar synimet e partnerit/es tuaj, pasi do ju duket i/e largët. Tregoni më shumë kujdes në mënyrën e komunikimit. Parashikohen marrëveshje të reja të frytshme, por mos merrni vendime të nxituara.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 12 Tetor 2018Dita do të jetë mjaft interesante për të kaluar çdo keqkuptim me të cilin jeni përballur së fundmi dhe që nuk ju ka lejuar të jeni të qetë. Harmonia dhe bashkëpunimi që keni krijuar do të forcojë një lidhje sentimentale, shkruan noa.al. Këshillohet që të jeni më të matur lidhur me shpenzimet.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 11 Tetor 2018Kjo ditë mesjave është mjaft e rëndësishme, për të çuar deri në fund të gjitha projektet e lëna pezull prej kohësh. E enjtja sjell një sërë zgjidhjes, të cilat do ju lejojnë që të zgjidhni çdo keqkuptim në punë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 10 Tetor 2018Parashikohet një ditë interesante e cila do ju gjejë mjaft aktivë në vendin e punës dhe gjithçka në sajë të intuitës tuaj të shkëlqyer. Mundohuni vetëm të mos merrni shumë detyra përsipër, ose në të kundërt do të jeni të ezauruar.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 9 Tetor 2018Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të rigjeni qetësinë dhe paqen, në të gjithë raportet ndërpersonale, sidomos nëse në familje keni pasur disa çështje që kërkojnë zgjidhje. Në punë, parashikohen rezultate shumë të mira.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 8 Tetor 2018Paqja do mbizotërojë gjate kësaj dite ne planin tuaj sentimental. Edhe ata qe janë larguar paksa nga njeri-tjetrin do rigjejne ngrohtësinë ndërmjet tyre. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te ngatërrojnë jetën profesionale me atë sentimentale. Ne planin financiar do jene yjet ata qe do iu ndihmojnë te zgjidhni çdo problem. Do keni mundësi te hiqni edhe disa para mënjanë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 7 Tetor 2018Kjo e diel do të jetë mjaft e favorshme për takime, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndier të nënvlerësuar. Këshillohet që në vendin e punës të jeni më të përqendruar, pasi një zgjidhje shumë e nxituar, mund t’iu dëmtojë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 6 Tetor 2018Nëse keni dyshime në dashuri, duhet të nisni të flisni hapur me partnerin/en tuaj, pa krijuar tensione dhe polemika të kota. Nëse nuk ndiheni të kënaqur, duhet të rishihni ndjenjat, pasi janë baza e lidhjes tuaj.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 5 Tetor 2018Në këtë moment është mirë që të mos merrni përsipër shumë rreziqe. Mundohuni që ti përqendroni energjitë tuaja në strategji alternative me synim arritjen e një objektivi tuaj. Kjo fundjavë do ju gjejë më romantik dhe të ndjeshëm.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 4 Tetor 2018Parashikohet një javë e cila do ju lejojë që të merrni lajme të mëdha dhe konfirmime të rëndësishme në vendin e punës. Megjithatë së fundmi mund të provokoni shumë partnerin/en, çka mund të krijojë disa keqkuptime.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 3 Tetor 2018Ky është një moment shumë i mirë për tu ushtruar dhe për të bërë eksperimente interesante, të cilat do ju lejojnë që të vini në zbatim, gjithë ato ide dhe projekte të cilat i keni mbajtur fshehur preh kohësh. Në dashuri, tashmë do të fitoni më shumë siguri, në raportin në çift dhe do të kuptoni më mirë se çfarë dëshironi.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 2 Tetor 2018Ky është momenti më i mirë për të kaluar bashkë me familjen dhe me personat që doni. Ka disa keqkuptime të cilat duhet ti mbani nën kontroll, por nga ana tjetër keni qenë shumë të lodhur dhe një përgjigje që do të merrni do ju gëzojë. Propozimet tuaja do të vlerësohen maksimalisht.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 1 Tetor 2018Shmangni reagimin në mënyrë shumë agresive ndaj disa ndryshimeve të cilat ndër të tjera, mund të rezultojnë më të favorshme nga sa mendoni. Këshillohet që të mos e provokoni tepër partnerin/en tuaj.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 30 Shtator 2018Do bashkëpunoni me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do e përforconi lidhjen ne çift. Ne disa momente atmosfera do ngrohet mjaft dhe emocionet do jene te fuqishme. Beqaret nuk do jene shume kërkues dhe për këtë fakt do gjejnë shume persona te përshtatshëm. Prisni pak para se te filloni një lidhje. Për financat do jete dite goxha e vështirë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 29 Shtator 2018Mundohuni që të kaloni më shumë kohë me partnerin/en, ose me persona që i doni, sidomos nëse ndiheni të lënë pas dore gjatë periudhës së fundit. Sfera profesionale ecën më së miri, por ka disa negociata që duhet të diskutoni me më shumë kujdes.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 28 Shtator 2018Do të ndiheni të vënë në provë nga disa keqkuptime në vendin e punës, të cilat do të ngadalësojnë ritmin tuaj. Megjithatë mos përjashtoni gjetjen e zgjidhjeve të vlefshme. Duhet të jeni krenar dhe të mos dorëzoheni përpara vështirësisë më të vogël.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 27 Shtator 2018Do të rigjeni guxim dhe kurajo në dashuri dhe kjo rigjetje sigurie do ju lejojë që të stimuloni edhe më shumë fushën e ndjenjave. Ambicie të reja profesionale, do të ndikojnë në zgjedhjet që do të bëni në vendin e punës.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 26 Shtator 2018Do të arrini të merrni pjesë në një projekt i cili do ti japë një shtysë të rëndësishme karrierës tuaj gjatë muajve të ardhshëm. Duhet të jeni të gatshëm të çoni përpara ide dhe nisma për të rigjetur stabilitetin tuaj. Në mbrëmje, do të jeni të fokusuar tek familja dhe ndjenjat tuaja.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 25 Shtator 2018Ju pret një javë e madhe suksesi, e cila do ju gjejë të realizuar në sferën profesionale. Sigurisht ka disa gjëra të pasigurta, të cilat ju vendosin nën presion, ndaj mos u dekurajoni. Megjithatë mund të mbështeteni tek mbështetja e vlefshme e bashkëpunëtorëve tuaj. Në mbrëmje, parashikohen takime mjaft të frytshme.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 24 Shtator 2018Largoni pasiguritë dhe demonstroni kurajë për të bërë gjëra dhe do të shpërbleheni këndshëm. Sot mundet më në fund që t’i lejoni vetes, që si në punë dhe në dashuri, të jeni thjesht vetvetja. Partneri/ja do të mrekullohet nga veprimet tuaja, ashtu si dikur, në kohët e para të njohjes suaj. Kujdes me shpenzimet.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 23 Shtator 2018Mundohuni që të mos ulni kokën para kohe, sidomos nëse në dashuri po përballeni me disa keqkuptime me partnerin/en. Do të jeni më të komunikueshëm dhe të besueshëm, dhe kjo aftësi do të sheshojë çdo debat të ndezur.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 22 Shtator 2018Do të arrini që të liroheni nga të gjitha pengesat profesionale, të cilat mund të kompromentojnë krijimtarinë tuaj. Një projekt i ri do ju lejojë që të merrni rezultate të kënaqshme. Fundjava është mjaft e frytshme, për gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 21 Shtator 2018Do të arrini të gjeni kompromise mjaft të vlefshme, të cilat do ju ndihmojnë që të përballoni çdo të papritur në punë. Në dashuri, ka disa dyshime të cilat nuk ju lënë të ndiheni rehat. Këshillohet që të mos tregoheni shumë kritikë me partnerin/en tuaj.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 20 Shtator 2018Duhet të ripërkufizoni, shumë nga projektet tuaja dhe kjo ndoshta për shkak të një të papriture apo një ndryshim ideje, gjë që do ju marrë kohë. Në dashuri duhet të mundoheni të jeni më të sinqertë me veten tuaj dhe partnerin/en. Do ju duhet të kuptoni se çfarë kërkoni nga një lidhje, ndaj është mirë që të diskutoni.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 19 Shtator 2018Kjo është një ditë mjaft e rëndësishme për të pushuar dhe për të sistemuar të gjitha çështjet e mbetura pezull në dashuri, por mundohuni që të mos tregoheni shumë konfliktual. Gjatë kësaj të mërkure, mund të vlerësoni siç duhet propozime interesante në vendin e punës.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 18 Shtator 2018Mos u tregoni shumë cinik dhe konfliktualë në vendin e punës, pasi një intuitë e mirë mund të çojë në arritjen e një suksesi të paimagjinueshëm. Ndërmarrja e ndonjë rreziku më shumë mund të rezultojë mjaft i frytshëm, sidomos në dashuri.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 17 Shtator 2018Çiftet do kenë me tepër mundësi te qëndrojnë me personin qe kane ne krah dhe do i shprehin me lehtësi ndjenjat. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do arrijnë te fiksohen pas dikujt. Ne fakt mundësitë për takime nuk do mungojnë. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do arrini te kryeni te gjitha transaksionet e nevojshme.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 16 Shtator 2018Sot mos u shqetësoni shumë nëse nuk do të ndjeni emocione të forta për njeriun e zemrës, mëngjesi do të jetë kështu, por mbrëmja premton rimëkëmbje të plotë. Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk do ju mbushet mendja për të hedhur hapa. Financat janë në ditë të mirë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 15 Shtator 2018Duhet të tregoheni të kujdesshëm me ata që ju rrethojnë në punë. Gjeni bashkëpunëtorët e duhur. Është më mirë që mos të bëni asnjë projekt ambicioz nëse nuk gjeni figura profesionale të përshtatshme. Në dashuri duhet të jepni më shumë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 14 Shtator 2018Këtë fazë do ta filloni me pak entuziazëm, por mundësia për të përmirësuar performancën tuaj në çift kërkon një dialog të mirë dhe të qetë. Beqarët do jenë mjaft joshës dhe do marrin propozime të njëpasnjëshme. Duhet t’i shfrytëzoni. Me financat tregohuni të kujdesshëm në shpenzime.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 13 Shtator 2018Një dashuri komplekse dhe e ndërlikuar, e pafajshme dhe fatale për personat çift. Ndërsa beqarët do të kenë vështirësi në gjetjen e dashurive të reja dhe të personave me vlera.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 12 Shtator 2018Kjo është një javë e rëndësishme për të përcaktuar më qartë objektivat tuaja dhe për të hedhur bazat solide për të ardhmen tuaj profesionale. Duhet të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj fizik, sidomos nëse keni sfida me të cilat duhet të përballeni. Horoskopi i kësaj të mërkure mbron historitë e reja të dashurisë, ndaj jini më spontan dhe të pavarur.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 11 Shtator 2018Do të jeni në kërkim të një stabiliteti më të madh, paqeje dhe qetësie, në të gjitha raportet ndërpersonale. Këto të fundit kanë qenë javë mjaft të turbullta dhe për këtë arsye tani do të jeni në kërkim të një personi që t’iu bëjë të ndiheni të lirë të shpreheni siç dëshironi. Përgjigje pozitive janë fare pranë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 10 Shtator 2018Është një periudhë e cila ju fton që të mendoni më shumë për veten tuaj dhe për prioritetet që keni. Kjo pasi javëve të fundit keni lënë shumë gjëra pas dore, për hir të punës tuaj.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 9 Shtator 2018Disa veprime tuaja sot do të sjellin pakënaqësi tek partneri/ja, por ju do të dini të dilni nga kjo situatë me kokën lart. Beqarët edhe sot nuk do arrijnë ta ndryshojnë statusin, por pritet që më vonë t’i paraqiten mjaft mundësi të mira. Kujdes me shpenzimet.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 8 Shtator 2018Ky është momenti më i mirë për të shmangur konfliktet në dashuri dhe në vendin e punës. Jeni lodhur shumë ditëve të fundit, ndaj mundohuni që të shmangni ngarkesën.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 7 Shtator 2018Parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur, e cila do ju shohë të humbur në punë. Mundohuni që të mos stresoheni nga çështje që nuk ju përkasin, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të rigjeni stabilitetin dhe harmoninë në ambientin e punës. Në dashuri priten përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 6 Shtator 2018Kjo është një ditë e cila do ju gjejë mjaft të irrituar në vendin e punës dhe kjo për shkak të disa debateve me kolegë kokëfortë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos merrni vendime të nxituara. Dashuria është në përmirësim të ndjeshëm.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 5 Shtator 2018Parashikohen ditë interesante për të rivlerësuar një raport, sidomos nëse gjatë muajve të fundit keni qenë mjaft konfuz nga pikëpamja sentimentale. Kjo e mërkurë do ju gjejë më të drejtpërdrejtë dhe skeptikë.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 4 Shtator 2018Mos u druani të merrni vendime pa u kushtëzuar në vendin e punës, pasi strategjitë tuaja të reja, ndonëse mund të jenë të pazakonta dhe unike do ju lejojnë që të merrni rezultate të mëdha. Në dashuri ka disa çështje të cilat duhen riparë bashkë me partnerin/en. Nëse nuk jeni të sigurtë në ndjenjat tuaja, qartësohuni me veten para se të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 3 Shtator 2018Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do dëshironi ta keni gjithë kohës ne mbikëqyrje. Mos e teproni sepse debatet mund te jene aq te mëdha saqë nuk do dini nga t’ia mbani. Beqaret do jene te pasigurte dhe konfuze për atë qe duan te bëjnë. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me surpriza te këqija për shkak te pamaturisë qe keni treguar.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 2 Shtator 2018Mundohuni që të mos jeni shumë të pavendosur dhe konfuz në dashur, për shkak se kjo sjellje juaj mund të acarojë partnerin/en dhe të minojë stabilitetin në çift. Ka disa zgjedhje të rëndësishme të cilat duhen marrë me kujdes, lidhur me çështjet ekonomike.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 1 Shtator 2018Do të arrini të mbyllni me sukses disa negociata tejet të komplikuara. Në këtë moment do të rigjeni sigurinë në aftësitë tuaja dhe kjo gjë do ju lejojë që të kaloni çdo pengesë. Mundohuni vetëm që të jeni më të kujdesshëm në dashuri.
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 31 Gusht 2018Duhet të shfaqni më shumë forcë dhe kurajo, sidomos sa i takon jetës sentimentale. Do të jeni shumë konfuz, ndaj marrja e vendimeve në këtë moment mund të jetë me rrezik. Bëni kujdes me shpenzimet!
-
Shigjetari
22/11 - 21/12/ Data: 30 Gusht 2018Parashikohet një ditë gjatë së cilës duhet të diskutoni qetësisht lidhur me çështjet e mbetura pezull prej kohësh. Duhet të jeni më të kujdesshëm me shpenzimet dhe të shmangni sforcimet e tepërta fizike.