Historia e Xhisielës me djalin e deputetit të PS, si qëndron e vërteta e akuzave të ish-oficerit?
Ora 19:00 (26 shtator) - Basha publikon videon, Ish-oficeri Emiljano Nuhu: Më kërcënuan me armë tek koka që të liroja djalin e deputetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka publikuar videon ku ish-oficeri i Policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, deklaron gjatë një interviste për gazetarin Basir Çollaku se është kërcënuar me pistoletë në kokë në prani të deputetëve të PS, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi. Kërcënimi sipas ish-oficerit për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.
Basha akuzoi deputetin e PS-së si të lidhur me krimin dhe se Balla po e trajton këtë rast si inskenim nga opozita.
Rasti u denoncua në muajin korrik nga ish-kryeministri Sali Berisha. Referuar një mesazhi nga qytetari dixhital, Berisha akuzonte djalin e deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rrahja se ka përdhunuar një vajzë dhe se policia e ka fshehur ngjarjen. Drejtoria e Policisë Durrës reagoi duke sqaruar se materialet janë referuar në prokurori për kërcënim dhe ngjarja nuk është fshehur.

Taulant Balla: 'Babale 2', nuk kam gisht
Për akuzat e PD, ka reaguar edhe vetë deputeti socialist, Taulant Balla. Ai e cilësoi sulmin e Partisë Demokratike një skenar të ngjashëm me Babalen. Balla tha se ky është 'Babale 2' dhe se ai nuk ka asnjë gisht në të. Kreu i grupi të PS deklaroi se ai do të ngrinte padi për akuzat ndëra vijoi duke thënë se brenda PD është ngritur një grup inskenimesh të turpshme.
Ora 19:30 (26 shtator) - Policia sqaron akuzat e policit Nuhu: Ditën kur thotë se u kërcënua, s'ka qenë në Komisariat
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, policia ka sqaruar akuzat e ish-policit Emiljano Nuhu, ndërsa tregon detaje rreth detyrave të oficerit. Sipas policisë, ditën kur Emiljano Nuhu thotë në intervistë se është kërcënuar me armë zjarri, 21 korrik 2018, nuk ka qenë fare në zyrë në Komisariatin e Krujës, duke hedhur dyshime të forta mbi deklarimet e ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit. Një tjetër fragment i cili ngre dyshime mbi dëshminë e ish-policit janë edhe komunikimet me mesazhe përmes aplikacionit Whatsapp mes Nuhut dhe Rexhep Rrahjas, djalit të deputetit të PS, Rrahman Rrahja. Sipas policisë, komunikimet mes të dyve janë miqësore dhe pa kërcënime. Një tjetër detaj i rëndë është pretendimi i policisë se ish-polici Nuhu nuk ka dorëzuar as uniformën dhe armën e shërbimit që kishte në ngarkim. Sipas Policisë, oficeri Emiljano Nuhu ka braktisur detyrën dhe ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Si në rastin e Albert Veliut, të njohur si Babalja, edhe Nuhu mësohet se ka udhëtuar drejt Kosovës. Më pas, vijon policia, ai ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë–Verona, Itali.

Ora 20:30 (26 shtator) - Xhisiela Maloku: Ish-oficeri Nuhu gënjen, deputetët Balla e Rrahja nuk ishin në polici.
Në një intervistë ekskluzive për Report TV Xhisiela Maloku, vajza që denoncoi djalin e deputetit socialist Rrahman Rrahja, Rexhep Rrajan ka mohuar të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë Nuhu. Ajo thotë se ka tërhequr kallëzimin në polici sepse ndihej e ngarkuar emocionalisht dhe se e kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me Rexhep Rrahjen. Xhisiela Maloku, hedh poshtë pretendimin e ish-oficerit Nuhu se në Komisariat ndodheshin deputetët socialistë, Taulant Balla e Rrahman Rrahja, si edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.
Një detaj interesant, që del në pah nga kjo intervistë lidhet me faktin se kontakti i parë që Xhisiela Maloku ka patur me ish-oficerin Nuhu ka qenë data 27 korrik, 7 ditë pas denoncimit dhe vajtjes së saj në komisariatin e Krujës.
Ora 08:30 (27 shtator) - Gazetari i Report TV Artan Hoxha: Zagani ndihmoi Nuhun të arratiset në Zvicër
Në zhurmën e krijuar prej 26 shtatorit me akuzat dhe kundërakuzat për rastin e denoncimit të ish-policit, Emiljano Nuhu, gazetari i Report TV Artan Hoxha hedh më shumë dritë për atë që po ndodh. Hoxha ka publikuar një foto të Emiljano Nuhut së bashku me ish-oficerin Dritan Zagani në Zvicër. Ai thotë se Nuhu ka kërkuar azil në Zvicër, aty ku ndodhet edhe Dritan Zagani, ndërsa hedh dyshime sesi ka arritur kaq shpejt atje, madje të pajisjet me dokumente qëndrimi azilanti të lëshuara në Gjenevë dhe çfarë i lidh ata bashkë.
Gazetari Hoxha ka edhe një mesazh për Zaganin, teksa i thotë se e ka mbështetur në denoncimin kundër narkotrafikut por në sajesat dhe mashtrimet alla Babale, sikur i cilëson ngjarjet e fundit, nuk e ndihmon dot. "Dritan Zagani të kam mbështetur në denoncimin kundër narkotrafikut por në sajesat dhe mashtrimet alla Babale, nuk të ndihmoj dot. Shijojeni azilin dhe lëreni militantizmin politik se sajesat dhe mashtrimet dalin shumë shpejt...." thotë Hoxha.
Ora 09:30 (27 shtator) - Deputeti i PS, Raja: Djali im e la Xhisielën për një tjetër, nuk isha në komisariat
Deputeti i PS, Rrahman Rraja në një intervistë ekskluzive për Report TV ka sqaruar të vërtetën sipas tij për akuzat. Ai e mohon duke thënë se nuk ka qenë në komisariat, ndërsa shton se gjithë historia plasi, pasi djali i tij e la vajzën, Xhisielën për një tjetër.
Deputeti thotë se nuk e njeh vajzën, ndërsa zbulon se ajo e ka telefonuar njëherë pas problemeve që kishte me djalin e tij.
Deputeti i PS në Krujë mendon që kjo histori mori këto përmasa për arsye politike, pasi gëzon mbështetje në elektorat, prandaj sipas tij, PD e sulmon.
Ora 12:00 (27 shtator) - Kryebashkiaku i Krujës: S’e njoh, kam fakte që nuk kam qenë në komisariat
Në një prononcim ekskluziv për Report TV kryetari i bashkisë së Krujës Artur Bushi thotë se nuk e njeh oficerin, nuk ka qenë në komisariat në momentin që thotë Nuhu dhe për këtë, sipas tij ka prova, pasi janë kamerat e sigurisë.
“Nuk e njoh oficerin në fjalë. Nuk i di emrin nuk e kam takuar kurrë. As që bëhet fjalë që të kem qenë në ambientet e rajonit të policisë së Fushë Krujës, as vetëm e as bashkë me ato që oficeri apo ish oficeri pretendon. Garantoj se kjo shpifje e qelbur do të hidhet poshtë me fakte, pasi rajoni policor ka kamera dhe nëse unë do të kisha qenë do të isha filmuar”, - tha kreu i Bashkisë Krujë.
Kush është Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, pasioni i tij për armët
Pej dy ditësh historia e dhunimit të Xhisiela Malokut përflitet në media dhe publik dhe të gjithë duan të dinë cila është e vërteta. A u sajua gjithçka apo djali i deputetit të PS Rrahman Raja, Rexhep Raja ka rrahuar vajzën me të cilën ishte i lidhur më parë.
Por kush është Rexhep Raja dhe pse nuk ka pranuar të prononcohet ai për ngjarjen? Shqiptarja.com ka siguruar fotot e tij nga profili i Facebook, një adresë që me sa duket nuk e ka përdorur më kohët e fundit. Të shkrepura rreth 8 vite më parë fotot tregojnë pasionet e tij për makinat e shpejta dhe luksoze, armët e plumbat. Me sa duket të gjithë miqtë e njohin me emrin Xheni, siç e shkruan vetë Rexhepi me plumba karshi një kallashnikovi.
Ora 13:40 (27 shtator) - Artan Hoxha nxjerr dokumentet: Emiljano Nuhu gënjen, deklarimet e Xhisielës i mori Gentian Citozi
Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka publikuar dokumente të reja në lidhje me rastin e policit të Fushë-Krujës Emiljano Nuhu. Sipas dokuemeteve të publikuara nga Hoxha, Nuhu gënjen, pasi ai nuk është personi që ka marrë deklarimet e Xhisiela Malokut ditën kur shkoi të denonconte djalin e deputetit Rraja, pra më 21 07 2018. Sipas dokumeteve deklarimin e ka marrë OPGJ, Gentian Citozi, i cili edhe është pezulluar.
Ora 17:00 (27 shtator) - Gazetari Artan Hoxha publikon mesazhet, ish-oficeri Nuhu bisedë miqësore me nipin e deputetit Rraja
Gazetari i investigativ i Report Tv, Artan Hoxha publikon ekskluzivisht në “45 minuta” mesazhet e shkëmbyera mes Ramazan Rrajas nipit të deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe ish-oficerit të policisë së Krujës, Emiljano Nuhu. Nga komunikimet telefononike përmes Whatsapp, marrëdhëniet mes ish-oficerit dhe nipit të deputetit duken krejtësisht miqësore, ndërsa rezulton se janë takuar në Tiranë.