POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

A është autik? Ja si t’i dalloni shenjat e para të kësaj sëmundjeje

Foto ilustruese

Autizmi është njw vonesw dhe çrregullim i trurit. Kjo swmudnje wshtw njw paaftësi zhvilluese e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tij. Disa persona të prekur nga ky çrregullim mund ta drejtojnë botën e tyre, disa kanë aftësi mahnitëse, e disa tjerë kanë problem edhe të flasin. Autizmi prek 1 në 68 fëmijë.

Shkaku apo shkaqet e autizmit janë ende të panjohura, por studimet tregojnë që faktorët gjenetik janë me rëndësi.

Karakteristikat e autizmit

-Nuk ka lidhshmëri

Fëmijët zakonisht bëjnë çmos që të tërheqin vëmendjen e personave të tjerë. Ata buzëqeshin, lëvizin këmbët dhe duart. Një fëmijë që nuk bën përpjekje për të komunikuar me të tjerë, mund të jetë autist.

-Nuk belbëzojnë

Fëmijët fillojnë të belbëzojnë që para se të bëjnë një vjeç, nëse fëmija juaj nuk e bën ende atëherë ai mund të jetë autist ose të ketë një problem të ngjashëm.

-Nuk njohin emrat

Fëmija në moshën gjashtëmuajshe, kthen kokën kur dikush e thërret në emër. Nëse fëmija ju injoron ose ju shikon rrallë kjo është një shenjë paralajmëruese.

-Nuk buzëqeshin

Nëse fëmija nuk ua kthen fare buzëqeshjen apo të qeshurat, kjo gjë është shqetësuese.

-Vendosja e lodrave në mënyrë të çuditshme

Fëmijët autikë shpesh bëjnë gjëra të çuditshme me lodrat e tyre, pa ndonjë kuptim apo dobi.

-Lëvizja e duarve

Lëvizja e shpeshtë e duarve pa ndonjë arsye të veçantë është shenjë paralajmëruese e autizmit.

-Ecja në gishtërinj

Fëmijët autistë ecin në majë të gishtave pothuajse gjatë gjithë kohës.

fl.mi.
Komento