POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Abuzimet me tenderat e rrugës Tiranë-Elbasan, Apeli nxjerr nga qelia Aksel Qurdukën

Foto Ilustruese

TIRANË- Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka liruar nga qelia ish-drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka.

Treshja e Apelit ndryshoi masën "arrest në burg" në "arrest shtëpie". Javën e kaluar masa e sigurinë "arrest ne burg" u zbut në "arrest shtepie" edhe për ish-drejtori i projektit Albens Alite dhe për ish-kreun e ARRSH-së, Dashamir Xhika.

Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Gjika. 

Xhika, Alite e Qorduku u prangosën në shkurt pas kallëzimit që ministria e Infrastrukturës bëri në prokurori për abuzimet me projektin dhe fondet në buxhetin e shtetit.

Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dytë të ministrit Gjiknuri në 2017. 

ke.mu.
Komento