Analisti Nexhmedin Spahiu për 'Report Tv': Nëse merr Veriun, Serbia do ta ketë Kosovën nën kthetra

Drejtuesi i Radio-Televizionit të Mitrovicës dhe analisti Nexhmedin Spahiu në një lidhje telefonike për Report Tv ka komentuar mbi çështjen e shumëpërfolur atë të korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi.

I pyetur se në ishte pro apo kundër një korrigjimi të tillë, Spahiu u përgjigj se ishte totalisht kundër pasi Kosova nuk fiton asgjë.

Jam kundër. Korrigjimi i kufijve mbetet për tu parë. Ka dy lloje korrigjimesh, substanciale dhe estetike. Një korrigjim estetik e kemi bërë me Maqedoninë ende pa u shpallur pavarësia, ku edhe Maqedonia i ka përfituar 19 hektarë tokë. Një tjetër ka ndodhur edhe me Malin e Zi. I dhuruam 80 km katrorë tokë. Por në këto raste bëhet fjalë për territore të pabanuara. Nuk përfshijnë zhvendosje të popullsisë.

Unë që nga viti 1999 kam propozuar flamurin aktual të Kosovës, në mënyrë që të mitizohet çështja e kufijve. Tani harta në flamur është e ndryshme nga ajo që është në të vërtetë. Serbia nuk humb gjë nga humbja e Preshevës pasi heq qafe shqiptarët dhe mban autostradën. Edhe me Veriun nuk fiton gjë, por do ta ketë Kosovën nën kthetra sepse nga atje furnizohemi me ujë nga liqeni i Gazivodës dhe me rrymë elektrike.

Ideja e shkëmbimit është ide e Beogradit. Hashim Thaçi i mbështet, është aventurier i vërtetë. Përderisa Serbia e ka futur këtë ide në qarqe ndërkombëtare, mbetet si rrezik i madh për Kosovën.

Nexhmedin Spahiu, analist

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një statusi në Facebook është shprehur se nuk është as për ndarjen e Kosovës dhe as për shkëmbimin e territoreve, por vetëm për bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën. Gjithë informacionet e tjera që qarkullojnë i quan fake news.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)