Baby G nxjerr detaje të reja në lidhje me sherrin/VIDEO

Baby G nxjerr detaje të reja në lidhje me sherrin/VIDEO

Baby G

U diskutua shumë për sherrin midis Baby G dhe shoqes së saj. Ajo ka publikuar disa video të tjera ku tregon momentet para dhe pas dhunës.U përfol si një ngjarje e trilluar por ajo e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë që nuk ka arsye pse do ta bënte diçka kaq të neveritshme.

Këngëtarja është shprehur se familja e saj dhe e vajzës që ushtroi dhunë mbi të ishin në gjak. Ajo është shprehur që Bleta Gashi ka dashur që ajo të dënohej nga policia për dhunë në mënyrë që të mos shkelte më jashtë shtetit.

Gjithashtu ajo rrëfen se për ta fajësuar atë, Bleta ka përplasur me qëllim kokën pas makinës në mënyrë që të dukej sikur ishte ajo që e kishte sulmuar. Ajo shton se ka të regjisrtruar çdo gjë që ka ndodhur dhe mund të provojë me fakte që ajo nuk ka asnjë faj në lidhje me sherrin. Ky ka qenë dhe postimi më i fundit i Baby G në lidhje me sherrin me Bleta Gashin.

Më tej Baby G ka thënë që ajo e kishte mbështetur dhe ndihmuar vajzën dhe ja në çfarë mënyre po i’a shpërblen. Gjendja e saj duket shumë e rënduar si nga ana fizike dhe psikologjike.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje