Asgjësohen 2700 rrënjë kanabis në Krujë, në pranga i afërmi i ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi

Asgjësohen 2700 rrënjë kanabis në Krujë, në pranga i afërmi i ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi

2700 bimë kanabisi janë zbuluar në Krujë në mes të pyllit. Policia e Krujës ka finalizuar operacionin “Krasat 2” ku janë gjetur 2080 bimë në një pyll të Krujës, ndërkohë 675 bimë kanabisi janë gjetur në njësinë Administrative Nikël, po në një zonë të pyllëzuar.

Në pranga kanë rënë personat që dyshohet se ishin pronarët e këtyre parcelave me kanabis. Të arrestuar janë Ferdjan Zalla, Mondi Zalla dhe Arben Babasi. Të tre këta persona mendohet se kanë sjellë farën e kanabisit në Shqipëri dhe më pas e kanë mbjellë atë në një zonë të pyllëzuar, ku kishin krijuar punishten.

Arrestohet i afërmi i ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasi
Njëri prej të arrestuarve, Arben Babasi është i afërm me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi. Arben Basi sipas burimeve ka lidhje familjare me kreun e Partisë Demokratike në njësinë nr.5 në Tiranë, Ndriçim Babasi.

Policia thotë se po heton edhe për persona të tjerë që dyshohet se mund të kenë bashkëpunuar me 3 të arrestuarit. Në operacion për zbulimin e këtyre parcelave me kanabis morën pjesë edhe forcat operacionale.

Njoftimi i policisë:
Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit "Krasta 2" specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjesuan 2,080 bimë Cannabis Sativa. Operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ekzekutohen 3 urdhra ndalimi dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas

Është bërë ndalimi i shtetasve:

• Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë;

• Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë - Krujë;

• Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë - Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: • G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambjente të hapura në brendësi të pyllit

2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Zalla, M.Zalla dhe A.Babasi parashikuar në nenin 284/ 3, 25 të Kodit Penal; "Moskallëzimi i krimit" në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, në bashkëpunim me efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore dhe në zbatim të Plan Veprimit për kontrollin e territorit për kultivim të bimëve narkotike, në Njësinë Administrative Nikel, në ambjent të pyllëzuar gjetën dhe asgjesuan 675 bimë Cannabis Sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284/3 të Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 03/06/2018 12:10

    more dembela akoma me droge do merreni mose me se nuke eshte me te harthme ka pasoja te rendea e ka vertetuare koha mjafte ME

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet