Edhe BE si SHBA, pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi: Zgjidhja u takon juve

Edhe BE si SHBA, pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi: Zgjidhja u takon juve

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn

Këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha të premten se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë. Ndërkohë që sot reagoi edhe Bashkimi Europian.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn ishte pjesë e Forumit të Alpbach në Austri, ndërsa u shpreh se u takon dy presidentëve për të vendosur për ndryshimin e kufijve. Ai tha se BE nuk do të inponojë asgjë nga jashtë, ndërsa zgjidhja duhet të jetë e përshtatshme dhe ti shërbejë stabilitetit në Ballkan.

I takon Vuçiçit dhe Thaçit që ta gjejnë një zgjidhje. Ne nuk do të imponojmë asgjë nga jashtë. Ama e përsëris se çfarëdo zgjidhje që gjendet, duhet të jetë e përshtatshme dhe që i kontribuon stabilitetit rajonal. Duhet ta marrim këtë garanci prej tyre. E duartrokas angazhimin e Vuçiçit dhe Thaçit. Në radhë të parë zgjidhja duhet të vijë nga ata. Por patjetër duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin. Kjo do të jetë e rëndësishme për BE

Johannes Hahn

Ndërsa Britania e Madhe ashtu si Gjermania, përmes ambasadorit në Beograd Denis Keefe shprehet se debati për ndryshimin e kufijve të Kosovës duhet të marrë parasysh të gjitha çështjet dhe rreziqet.

“Kancelarja flet në emër të Gjermanisë. Qëndrimi ynë është se, kur i shikojmë këto dite, sepse ne edhe më tutje nuk kemi një propozim apo plan, por vetëm ide, ne shohim çështjet, rrezikun e çmimin. Mendoj se kjo duhet të merret parasysh.

Duhet të pyeteni se si do të ndikojë ajo për përmirësimin e jetës së njerëzve në terren, si do t’i kontribuojë avancimit në regjion, si do të përshtatet me ngjarjet në skenën ndërkombëtare”, ka thënë ambasadori Keefe dhe ka shtuar se stabiliteti, siguria dhe prosperiteti është në interesin e secilit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, angazhohet për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ndizet flaka olimpike, ambasadorja franceze në Tiranë: Uroj të vijë medalja e parë për Shqipërinë, në Paris do jetë festë

Ndizet flaka olimpike, ambasadorja franceze në Tiranë: Uroj të vijë medalja e parë për Shqipërinë, në Paris do jetë festë