Goditet klani “Bajri”, në pranga krimineli më i kërkuar në Belgjikë

Goditet klani “Bajri”, në pranga krimineli më i kërkuar në Belgjikë

Safet Bajri

Një operacion i nisur në orët e pasditës së djeshme ka sjellë arrestimin e disa personave në fisit Bajri në Shkodër. Forcat RENEA dhe FNSH, kanë ndërhyrë në disa banesa, duke kryer kontrolle njëherësh arrestuar dhe disa persona, që dyshohet se kanë vendosur gjoba financiare tek biznesmenë të ndryshëm në Shkodër dhe Tiranë.

Mes personave të arrestuar është një emër mjaft i njohur për policinë Shqiptare Safet Bajri, i cili kërkohet dhe nga drejtësia Belge, pasi rezulton të jetë dënuar në këtë shtet me 9 vite burg për akuzën e trafikut të drogës dhe tregtimit të saj në disa qytete Belge. Mësohet se aksioni i policisë Shqiptare është shoqëruar dhe me shkëmbim informacionesh me policinë Belge dhe Angleze, ku mësohet se dhe në këto dy shtete, ka pasur arrestime të disa shqiptarëve.

Burimet bënë me dije se bëhet fjalë për 15 deri në 17 persona që janë pjesë e kësaj organizate kriminale që vepron si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sipas burimeve, personat që janë ndaluar në Shqipëri janë anëtarë të fisit Bajri në Shkodër, ndërkohë ende nuk dihet se cili ka qënë roli i secilit prej tyre në këtë grup kriminal. Bajri është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare pakallëzimit të disa biznesmenëve në qytetin verior për gjobëvënie. Ende nuk dihet roli i Safet Bajrit në këtë procedim, por nëse 42-vjeçari do të ketë telashe me drejtësinë shqiptare bllokohet ekstradimi në Belgjikë.

Ligji nuk lejon ekstradimin përsa koha ka procedim edhe në Shqipëri. Ndërkohë që në rastin konkret nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Belgjikën, prandaj duhet të bëhet njohja e dënimit në Shqipëri. Safet Bajri është shprehur pak kohë më parë se me drejtësinë shqiptare, por edhe atë blege nuk ka asnjë problem, por prokuroria mendon ndryshe duke lëshuar urdhër arrestin për të.

Safet Bajri është cilësuar nga opozita shqiptare si pjesë e familjeve kriminale që veprojnë në qytetin e Shkodrës. Përgjatë gjithë natës forcat RENEA dhe FNSH, kanë kryer kontrolle të shumta në lagjen Dobraç të Shkodrës, dhe në disa zona në Tiranë, duke arrestuan disa persona.

Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar armë, dhe një sasi droge, ndërkohë që prokuroria dhe policia e shtetit, është treguar e rezervuar për dhënien e emrave, pasi pritet që ditën e sotme nëpërmjet një konference për shtyp, policia në bashkëpunim me prokurorinë të japin të dhëna mbi rezultatet e këtij operacioni.

Artikulli i mediave belge

Media belge “Le derniere heure” në një artikull të datës 18 korrik, shkruante se krimineli më i kërkuar në Belgjikë, Safet Rustemi (Bajri), fshihet në Velipojë. Avokati i tij, Sven Mary, në një transmetim të VRT-së tha se zyra e imigracionit e dinte se krimineli shqiptar duhet të paraqitej në Gjykatë pasi kërkohej nga drejtësia belge. Gazeta belge ka shkuar më tej. Ata thonë se Safet Rustemi shfrytëzon një plazh në Velipojë, dhe se 5 familje mafiozësh në Shkodër kanë pushtuar Velipojën. Safet Rustemi, është një nga personat më të kërkuar në Belgjikë. 33-vjeçari ka marrë një dënim me 9 vite burg, për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë. Në shkrim thuhet se:

“Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë.”

Më tej, gazeta zbulon se Rustemi po shfrytëzon në Velipojë një plazh me kapacitete 620 shtretër dhe shezlongë.

“5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën.”-shkruhet për Rustemin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë