Itali/Hedh vajzën nga ura dhe më pas vret veten, pak orë pasi gruaja ishte hedhur nga ballkoni

Itali/Hedh vajzën nga ura dhe më pas vret veten, pak orë pasi gruaja ishte hedhur nga ballkoni

Fausto Filippone para se të hidhej nga ura

Fausto Filippone, 49 vjeç, hodhi vajzën e tij 12-vjeçare nga një urë autostrade pranë Francavilla al Mare në rajonin Abruzzo, Itali, të dielën para se të vriste veten.

Disa orë më parë, gruaja e tij dhe nëna e vajzës së tyre vdiqën pasi u hodh nga ballkoni i apartamentit të katit të katërt të familjes, në një incident që aktualisht është nën hetim.

Policia tha se burri, i cili ka punuar si menaxher për një kompani lokale, në mënyrë të përsëritur pyeti nëse gruaja ishte ende gjallë dhe kërkoi falje përpara se të kërcente nga ura në autostradën A14.

“I kërkoj të gjithëve falje”, tha ai para se të hidhej.

Një ndërmjetës i policisë thuhet se kishte biseduar me të për gjashtë orë, duke i thënë se gruaja e tij ishte ende gjallë duke shpresuar se ai nuk do të vriste veten.

Motra e Filipponës ishte gjithashtu në vendin e ngjarjes, por ai nuk pranoi të fliste me të, thanë hetuesit.


(Fausto Filippone para se të hidhej nga ura)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën

Tatimi për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme, taksë që cenon Kushtetutën