Në kuadër të inspektimeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka konstatur shkelje të ligjeve në fuqi në zonën e fshatit Dhërmi.
Pas inspektimit u vu re se në shëtitoren e plazhit Drimades nuk ishte kryer procesi i pastrimit të mbetjeve nga firma e pastrimit prej disa ditësh. Ndërsa nga bashkia Himarë nuk ishte marrë asnjë masë në lidhje me këtë problematikë ndonëse ligji ngarkon pushtetin vendor me këtë detyrë.
Nisur nga kjo situatë, inspektorët e Mjedisit kanë vendosur masë administrative me gjobë prej 500 mijë lekësh të rinj, ndaj kryetarit të bashkisë Himarë, Jorgo Goro për shkelje të standarteve dhe kushteve të menaxhimit të mbetjeve urbane.
Masë me gjobë me vlerë prej 1 milionë e 500 mijë lekë të rinj është marrë edhe ndaj firmës së pastrimit për mosrespektim të transferimit të mbetjeve. Kontrollet në terren kanë vijuar deri në normalizimin e situatës.
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit bën me dije se inspektimet vijojnë në të gjithë vendin, në zbatim të ligjit si dhe të angazhimit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për një territor më të pastër, edhe në prag të sezonit turistik.
Shikoni tani kur të ankohen Jorgot fshatarë tek padronët e pensionit se po u bëhet raprezalje. Hahahahahaha ....Gorrot, Jorgot, Janaqët e Kostaqët.
Përgjigju