POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Klaudia Pepa shfaqet magjepsëse në Festivalin e Filmit në Venecia, parakalon mes yjeve (Foto)

Balerina Klaudia Pepa

Eventi më i rëndësishëm i filmit mbledh çdo vit figurat më të njohura nga e gjithë bota. Në edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Venecia është bërë pjesë edhe Klaudia Pepa.

Pepa është një nga balerinat më të njohura shqiptare e cila po korr sukses të paparë në shtetin fqinj, Itali. E veshur me një fustan të gjatë me dy të çara anash, kombinuar me taka nude, Klaudia ka rritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Ajo që ra në sy është se balerina kishte zgjedhur një look mjaft të thjeshtë dhe natyral.

Balerina Klaudia Pepa në Festivalin e Filmit në Venecia

Kujtojmë se Festivali i filmit në Venecia ka nisur në datë 29 gusht dhe përfundon në 8 shtator.

fl.mi.
Komento