Kontrabandë me goma, 9 të arrestuar në Qafë-Thanë, mes tyre 5 punonjës të doganës

9 shtetas, 5 prej të cilëve punonjës të doganës, janë arrestuar këtë të shtunë për kontrabandim të mallrave të ndaluara në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.

SHÇBA në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, kanë finalizuar me sukses një operacion të ndjekur me metoda speciale të hetimit, duke vendosur në pranga 4 shtetas në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës dhe 5  punonjës të doganës në banesat e tyre. 

Kamioni me gomat e sekuestruara

Arrestimi i 9 shtetasve u krye pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë bërë të mundur futjen kontrabandë të kamionit me 2100 goma të përdoruara, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me drejtues shtetasin Stojmir Treneski. Ky i fundit u ndalua mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Maliq, pranë fshatit Sovjan, teksa po tentonte të shkarkonte mallin e kontrabanduar, në magazinën e Petraq Dimkos.

Në vijim të veprimeve proceduriale, janë sekuestruar 2100 gomat e përdorura si edhe kamioni që transportonte mallin kontrabandë. Sakaq, po vijojnë hetimet për të dokumentuar veprimtarinë e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë linjë kontrabandimi.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë janë: 

Stefan Hila, 50 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë përgjegjës turni në Doganën e Qafë Thanës. 

Anesti Tushinka, 40 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier parkingu pranë Doganës në Qafë Thanë.

Ilir Spahiu, 44 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier pranë Doganës në Qafë Thanë.

Lefter Duraj, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës turni i grupit të antikontrabandës, pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave.

Mikel Goxharaj, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i grupit të antikontrabandës pranë Drejtorisë së Përgjthshme të Doganave.

Kelti Ristani, 42 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë agjent doganor i një kompanie me seli në degën doganore Qafë Thanë.

Edmond Kodra, 61 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i gomave.

Stojmir Treneski, 42 vjeç, banues në Ohër, Maqedoni, shoferi i kamionit.

Petraq Dimko, 54 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Korçë, poseduesi i ambjentit ku magazinohej malli kontrabandë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 17/11/2018 16:49

    Pas dy ditesh lirohen dhe gjykohen ne gjendje te lire ne shtepi.Ku ka shtet ne shqiperi?As nuk do kete ndonjehere.

    Përgjigju
  • Gzimi: 17/11/2018 14:19

    Kjo po qe eshte forca e shtetit. Kane bllokuar gomat e perdorura. Paska qene puci per t’ja fut ketyre qe kishin ardhur nga Tirana.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit